Projekt Ligji për Financimin e Partive Politike me dispozita të dobëta ndëshkimore

01.01.2011

Gjakovë 25 mars 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) diskutoi projekt ligjin për financimin e partive politike me degët e partive në Gjakovë . Pjesëmarrësit e këtij debati vlerësuan se ; për aq kohë sa do t?i mungoj Kosovës ky ligj dhe për aq kohë sa nuk do të ketë vullnet për transparence në financimin e partive politike ,qytetarët do te kenë dyshime për korrupsion tek klasa politike.

Merita Mustafa nga KDI theksoi se ; të gjithë ne e dijm se Kosova është duke u përball me një nivel te larte te korrupsionit, ku nuk janë duke munguar as alarmet nga faktorët ndërkombëtar , që Kosova ka nevoje ta luftoj korrupsionin edhe ne nivelin e klasës politike. Përderisa ligji për financimin e partive politike bene pjese ne pakon e ligjeve anti-korrupsion, e që ka një efekt te madh ne parandalimin dhe luftimin e korrupsionit politik , është e domosdoshme që të përshpejtohet hartimi dhe miratimi i tij.

Ndërsa, Kryetari I Komunës se Gjakovës Z. Pal Lekaj tha se ?në shoqërinë e Kosovare më nuk flitet se a ka korrupsion, por, që ka korrupsion?. Ai cilësoi se, korrupsioni duhet te luftohet ne mënyre permanente dhe institucionale.? Ne si shoqëri duhet ta pranojmë se ende nuk jemi të përgatitur për ta luftuar korrupsionin? tha ai. Ndërsa theksoi se , kur bëhet fjalë për financimin e partive politike ?une mendoj se është shume e ligjshme qe partive tu lejohet marrja e donacioneve , përderisa nuk ekziston ndonjë konflikt interesi?.

Në këtë tryezë ishte prezent edhe Kryetarja e forumit te gruas nga radhët e LDK-së Znj.Mevlyde Saraqi , ajo vlerësoi se ; ligji për financimin e partive politike është I domosdoshëm , ndërsa është edhe i vonuar. ? Korrupsioni për Kosovën më nuk është nocion por, është realitet? tha Saraqi. Ajo adresoi disa probleme me të cilat degët e partive janë duke u ballafaquar. ?Degët nuk kane qasje ne fondin shtetëror I cili i dedikohet financimit te subjekteve politike, dhe ne si degë nuk kemi pasur mundësi qe te kemi qasje ne informacion se çfare fondi po I ndahet partisë? u shpreh ajo. Ndërsa, sa i përket transparencës se financimit, ne si degë e LDK-së kemi publikuar raportin e donatoreve. Ajo po ashtu dha vërejtje se ; forumi I gruas asnjëherë nuk ka gëzuar te drejte qe t?i ndahet buxhet nga fondi shtetëror, ? si forum I gruas jemi të diskriminuar? tha ajo. Ndërsa , I beri thirrje partisë se saj qe te përshpejtoj miratimin e këtij ligji.

Ne këtë debat vërejtje të shumta u dhanë për dispozitat ndëshkimore , te cilat nuk duhet te jene jo dhe aq specifike siç janë tani prej 3,000-10,000 euro. Kjo mënyre e ndëshkimit I lëne hapësire qe te bëhen tolerime për parti te ndryshme .

Shpëtim Rudi nga radhët e AKR-së u shpreh se ; këto lloj debatesh duhet te jene edhe me te shpeshta e sidomos kur hartohen ligje të tilla , ai vlerësoi se gjithmonë duhet të merren parasysh edhe mendimet e shoqërisë civile. Rudi theksoi se, subjektet politike kanë për obligim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe për këtë arsye qytetarët duhet të kërkojnë më shumë llogari prej tyre.

Ndërsa Dëfrim Rizvanolli nga Balli Kombëtar tha se;korrupsioni është I shprehur sidomos tek partitë e mëdha, dhe se , janë ato të cilat aktualisht po qëndrojnë mbi ligjin. Po ashtu ai vlerësoi se ndëshkimet e partive vlejnë vetëm për partitë e vogla, ndërsa partitë në pushtet mund të kalojnë edhe pa u dënuar. Ai u shprehen se deri me tani asnjë nga Partitë e mëdha ka qen e vullnetshme që të deklaroj se nga financohet.

Ndërsa, rekomandime të cilat u dhanë në këtë debat ishin:

  • Te përshpejtohet miratimi I ligjit për financimin e partive politike;
  • Të rritet shuma e cila është parapare për subjektet e sapo regjistruara ;
  • Te saktësohen sanksionet , si dhe te vihen masa strikte e sanksionimit ne bazë të fondit që merr partia;
  • Përpos dispozitave ndëshkimore te parapa me ligj , partive të cilat nuk e zbatojnë ligjin duhet tu merret e drejta për të garuar në zgjedhje;
  • Ndarja e buxhetit nga qendra , duhet te behet në bazë të numrit të Këshilltarëve Komunal;
  • Donacionet private për partitë duhet të lejohen me kusht që të mos ketë ndonjë konflikt të interesit.