Prizrenasit e rinj perballen me probleme elementare gjate shkollimit

29.06.2017

Problemet me cilësinë në arsim, mungesa e aktiviteteve inovative shkollore, mungesa e transportit lokal, e punës vullnetare, problemet e ndryshme infrastrukturore janë disa nga shqetësimet e të rinjve nga Prizreni, të cilat i kanë prioritizuar sot gjatë punëtorisë së radhës për politikat e të rinjve që #KDI po mbanë në këtë komunë.

Rreth 30 të rijnë për dy ditë radhazi përveç identifikimit të problemeve kanë tentuar të identifikojnë edhe zgjidhje konkrete për këto shqetësime të përditshme të cilat do tu prezantohen kandidatëve potencial për zgjedhjet e ardhshme komunale.

 

Deri më tani Punëtoritë për politikat e të rinjve janë zhvilluar në Prishtinë dhe Gjilan dhe pritet të mbahen edhe në komuna të tjera.