Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot sesion informues në Prizren rreth databazës për hulumtime parlamentare, ku u prezantuan mundësitë e angazhimit të organizatave të shoqërisë civile dhe ligjëruesve universitar si dhe ekspertë individual të fushave e sektorëve të ndryshëm.
KDI është duke zbatuar projektin për Përkrahje të hulumtimeve parlamentare në Kosovë, që mbështetet prej USAID. Qëllimi i këtij projekti është që përmes hulumtimeve parlamentare të rritet cilësia e ligjeve në vend.
Përgjatë zbatimit të projektit, KDI do të kontraktoj institute hulumtues dhe ekspertë të jashtëm, në mënyrë që të ofrohet ekspertizë profesionale në fusha të ndryshme dhe në varësi nga nevojat e Kuvendit.