Për shkak të “interesave shtetërore” hyjmë me PDK –në, por jo “Thaçi 3”

11.11.2014

Mungesa e një strategjie të Bllokut po e bën akomodimin dhe terrenin e përshtatshëm që PDK të marrë kryeparlamentarin dhe të jetë pjesë e qeverisë. Për shkak se  Blloku nuk diti të ulë apetitin për të bërë të gjithë pushtetshmin po e instalon dhe njëherë PDK-në fuqishëm në pushtet.

 

Blloku, ka herë e ka humbur betejën mePDK-në, e humbi përkrahjen publike(vendore) dhe atë nga partnerët ndërkombëtarsepse nuk pat strategji dhe veproi  si anija pa timonierë dhe povazhdojnë   të përplasen pamëshirshëm në gabimet e veta. Vendorët dhendërkombëtarët dhe vetë Blloku vazhdon të merren me Bllokun e kjo ndodhë sepse Blloku nuk diti të ruaj përkrahjen që kishte por as nuk arriti tëdemonstroi se ka dhe  vepron mbi bazat e një strategjie të ndërtuar meveprime  politike. Madje shpeshherë demonstruan se s’kanë kapacitete tëmenaxhojnë  dhe me vetveten. Me të njëjtën logjikë të veprimit po ivazhdon dhe lëvizjet e më tejme si ajo  për heqje dorë nga kryeparlamentaridhe nevoja për ridizajnim të marrëveshjes brenda Bllokut për pozitën ekryeministrit. Ky veprim pa shije politike dhe nën ndikimin einercionit  ebëjnë Bllokun të gabueshëm në vazhdimësi dhe PDK –në e nxjerrin në avantazhvetëm duke ndjekur  logjikën e pritjes.

 

Heqja dorë nga pozita për kryeparlamentarine bënë të qartë se Blloku po krijon penallti në dëm të vetin, ky veprim është  i disfavorshëm për Bllokun,  është hap i gabuar dhei  vonuar në përmbajtje dhe në  formë. Pas interpretimit nga GjykataKushtetuese është shkruar e deklaruar, se Blloku duhet të lerë pozitën ekryeparlamentarit dhe të vazhdoi me krijimin e qeverisë dhe reformat kushtetuesee zgjedhore. Blloku u bllokua në apetitet e veta për të bërë tëgjithëpushtetshmin edhe ky apetit ja pamundësoi që sot të kishte qeverinë dhePDK-në ta qonte  në opozitë. 

 

Pasi bënë gabime në hapa dhe e mbajtënqëndrim të fortë deri tani, arritën  në afatet kohore të cilat i detyruandhe i mbështetën për muri për të bërë lëvizje tjera përveç takimeve tëpërditshme boshe. Sidoqoftë, ata  tani përsëri bënë zgjedhjen e gabuar sepse tani nuk do  duhej të tërhiqeshin nga pozita për kryeparlamentarin,së paku  jo në këtë formë dhe në këtë mënyrë.

 

Heqja dorë në këtë mënyrë nga Blloku,mundësoi të interpretimin se Blloku zhbllokoi krizën institucionale, ihapi rrugë krijimit të institucioneve. De fakto, kjo situatë po e nxjerrBllokun si Bllokues.

 

Lëvizja strategjike dhe marrja epërgjegjësisë politike drejtë zhbllokimit të situatës që do duhej ta bënteBlloku, do të duhej të ishte pranimi për tu  ulur në tryezën e thirrur nga Presidentja dhe asnjë veprim tjetër para kësaj tryeze.

 

Refuzimi i ftesës nga Presidentja për takimtë përbashkët vazhdon të jetë strategji e gabuar nga ana e Bllokut. Ata janë tëgatshëm të votojnë Kryetarin e Parlamentit pa u ulur paraprakisht në një tryezëdiskutimi. Me këtë veprim po i mundëson PDK-së që këtë lëvizje të Bllokut ta interpretoidhe ta kthejë në favor të vetin, si një reflektim i Bllokut për të respektuarKushtetutën.

 

Pranimi pas pesëmuajsh që interpretimi iGjykatës Kushtetuese ka qenë i drejtë nuk mundëson zgjidhje tjetër, ka qenëhumbje e madhe politike për bllokun në zhvillimet politike  vendore, endërkombëtare. Madje kjo mund të interpretohet dhe si tentativë e rrëzimit të rendit kushtetues.

 

E, PDK-ja po vazhdon të luaj mjeshtërisht,po bën deklarata të forta se nuk do ta  thërras seancën pa një marrëveshjeparaprake. Por, gjatë javës PDK-ja  do i ndryshoi deklaratat dhekursin politik, dothirret në emër të zhbllokimit të situatës dhe kompromisit pamarrëveshje. Flora Brovina  do e thërras seancën dhe PDK do e zgjedhkryeparlamentarin me votat e Bllokut. PDK-ja do të marrë pozitënekryeparlamentarit pa pas nevojë të ketë kurrfarë obligimi ndaj Presidentes,Bllokut, qytetareve e as ndërkombëtarëve. Sepse sipas PDK-së dhe tani sipasBllokut ajo po e zbaton një të drejtë kushtetuese.

 

Pas kësaj situate a do të vazhdoifinishi drejt zgjedhjes se qeverisë  dhe qarjes së Bllokut.

 

Thyerja e Bllokut ndoshta nuk do të ndodhëpër shkak të pozitës së kryeministrit edhe pse dhe kjo situatë mundë të jetëarsye. Realiteti i ri politik tani ka nevoja të detajizuara që nuk ishin nëfillimin e mbas tetë qershorit, tani diskrecioni i Presidente s’ka gjasa të mosjetë i bazuar vetëm në numra por të jetë i bazuar në kritere që garantojnëvazhdimësi të përgjegjësive qa e presin qeverinë e re. P.sh diskrecioni ipresidentes do jetë i bazuar nëse  Blloku arrijnë të dëshmojë dhe tëgarantojë sei kanë 2/3 e votave për gjykatën speciale, 2/3 e votave përUshtrinë e Kosovës, se kanë arritur të kenë dhe përkrahjen e komuniteteve ekonkretisht përfshirjen e Listës  Serbe në qeveri !?

 

Lista Serbe deri tani ka dhënë qëndrimet epara publike se me VV-në në qeveri s’do të jetë pjesë e kësaj qeverie,gjithashtu qëndrimi i tyre për të votuar formimin e Ushtrisë Kosovare do jetëdhe shumë më vështirë i menaxhueshëm në një situatë pa përfshirjen e tyre nëqeverisje. Në anën tjetër VV është deklaruar që në legjislaturën e kaluar ses’do e votojë formimin e gjykatës speciale. Këto të dy subjekte nuk e duannjëra tjetrën në një qeverisje të përbashkët. Një qeveri e bazuar në Kushtetutëme dy ministra serbë pa një marrëveshje për përfshirje të Serbëve në qeverimundë të duket   më shumë se problem për përgjegjësitë që duhet tëmarrë qeveria e re.

 

Prandaj, Blloku në vend se të humbë kohë mevetveten duke bërë garë mediale  se kush do jetë i nominuari, duhet tëketë dinamik të zhvillimit për të siguruar përkrahjen e Listës Serbe,përkrahjen e VV-së  dhe krijimin e parakushteve për një qeverisje me këtody subjekte brenda qeverisë dhe me garancat se do të sigurohen2/3 e votave përecjen tutje me gjërat urgjente që e presin qeverinë.

 

Shikuar nga ky prizëm, nëse Blloku nukofron një qeveri me këto garanca që është e bazuar dhe në numra por dhe nëobligime, atëherë  Blloku do të jetë i Bllokuar dhe pas konsumimit tëdrejtës së PDK për të shfrytëzuar 15 ditshin parë për të formuar qeverinë.Presidentja nuk është e kapur por do të jetë e obliguar me Kushtetutë të bëjëzgjidhje që garantojnë përgjegjësit e shtetit të Kosovës në raport me tëpriturat dhe zhvillimet e mëvonshme që e presin qeverinë e re .

 

Kjo është arra që mundë të thyhet Bllokudhe atëherë do hapen letrat. Nën trysninë e faktorit  kohë, presionitndërkombëtar e vendor për ikjen dhe tejkalimin e fazës kritikenga bankrotimi i shtetit, kjo situatë ka gjasa  ta rikthej PDK-në siakter në lojë, e cila metë drejtë legjitime në bërje të politikës  dokërkojë hise në qeveri. Por  tani në tryezën e marrëveshjes s’do të jetëmë pozita e konsumuar e kryeparlamentarit. Gjithashtu përfshirja e PDK-së në qeverinë këtë situatë do të  nënkuptonte prishje të marrëveshjes mes LAN-it dhe VV-së  dhe përfshirje të Listës Serbe në qeverisje.

 

Nëse Blloku vazhdon të bëjë gabimestrategjike, do  të kemi  situata të përsëritura nga këto subjektepolitike,  dhe do të lexojmë  deklarata e veprime se  për shkaktë interesave shtetërore hyjmë me PDK –në, por  nuk ka  Thaçi 3. Eatëherë nuk do  dihej kush do e udhëheq qeverinë, por ajo çka do të dihetështë se VV nuk do pranonte të jetë pjesë e kësaj qeverie.

 

Mund të kemi edhe një situatë tjetërpolitike,  që Ramush Haradinaj duke dashur të mbajë vijën e fortë dhesynimin e tij për të qenë kryeministër vendi, zgjedh dhe njëherë të bëj politiknga opozita duke e mbajtur linjën me partnerët të cilët e përkrahen për pesëmuaj si VV dhe Nisma, duke u detyruar ti lëshojë rrugë një qeverie të përberënga LDK-ja dhe PDK-ja, përfshirë dhe komunitet jo shumicë.

 

Në mënjanimin e të gjithë këtyre situatavebazuar vetëm në qëndrueshmërinë e tyre që Blloku mos të thyhet, nëse serevidojnë shpejtë strategjinë politike dhe si pasojë e mungesës që deri taninuk kishte një strategji, më së afërti do duket mundësia që vendi të shkojë nëzgjedhje të jashtëzakonshme.

 

Autori është drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)