Prishtinë, 08 tetor 2009 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar një analizë për ndarjen e pushtetit në Kosovë, pas 17 shkurtit 2008 ?Pushteti në Kosovën e pas-pavarësisë?.
Analiza shtjellon zhvillimin e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, si dhe ndarjen e përgjegjësive pas shpalljes së pavarësisë.
Driton Selmanaj ka shpalosur idenë e analizës. ?Ajo që ka shtyrë institutin tonë për t?u marrë me këtë analizë, është pikërisht buja e madhe që është bërë për planin 6 pikësh, pastaj protokolli i famshëm ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, në mënyrë që të informohen qytetarët për ndarjen e qartë të kompetencave ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore?, ka thënë Selmanaj në konferencën për media me ç?rast është prezantuar analiza.
Autori i analizës ?Pushteti në Kosovën e pas-pavarësisë?, Seb Bytyçi ka vlerësuar se analiza ka për qëllim sqarimin e kompetencave dhe nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve për ambientin institucional në Kosovë. ?Përderisa kosovarët kanë pritur se me shpalljen e pavarësisë do të qartësohen shumë çështje politike dhe ligjore sa i përket statusit të Kosovës dhe kanë pritur një përmirësim të përgjithshëm dhe zhvillim si në aspektin politik, ashtu edhe në atë socio-ekonomik, pas shpalljes së pavarësisë, kemi parë se në aspektin politik, shumë gjëra janë komplikuar sesa para shpalljes së pavarësisë?, ka thënë Bytyçi, ndërkohë ka shtuar se përderisa në kohën prej vitit 1999 deri në shpalljen e pavarësisë, kemi pas një prezencë ndërkombëtare të thjeshtë e të qartë, pas shpalljes së pavarësisë, kemi rritje të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe kjo krijon një prezencë ndërkombëtare të paqartë. ?Shpeshherë qytetarët nuk e din saktësisht kush për çka është përgjegjës në Kosovë?, ka theksuar ai.
Bytyçi ka përmendur se pas shpalljes së pavarësisë kemi tri organizata ndërkombëtare: Zyra Civile Ndërkombëtare, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe misioni kryesor EULEX-i. ?Mendimi se pas pavarësisë UNMIK-u do të shuhet tërësisht, ka qenë shpresë e gabuar, sepse UNMIK-u mbetet në Kosovë dhe shpeshherë ka rol mjaft aktivë?, ka thënë ai.
Çështje kryesore sipas tij, është se këto tri organizata, ka rrezik që të shndërrohen në organizata vetëshërbyese, siç ishte shndërruar UNMIK-u para pavarësisë.
Ai ka tërhequr vërejtjen se me mos-definimin e përfundimit të mandatit të këtyre organizatave, ka mundësi që mbikëqyrja e pavarësisë të zgjat shumë më shumë sesa është e nevojshme. Kjo siç tha ai, do të qoj drejt fërkimeve politike dhe rritjes së frustrimit të pakënaqësisë së qytetarëve, ngjashëm me UNMIK-un.
Një çështje tjetër me rëndësi Bytyçi ka thënë se ka të bëjë me atë se BE-ja është ndarë sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe kjo ka quar në konfuzion rreth asaj se çfarë kompetenca ka përfaqësuesi civil ndërkombëtar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së. Duke u bazuar në pakon e
Ahtisarit, ai ka thënë se ky person duhet të jetë i njëjtë, mirëpo për shkak se pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, puna e këtij personi në dy role është vështirësuar shumë. ?Prandaj, ne thërrasim që BE të jetë i unifikuar rreth njohjes së Kosovës, në mënyrë që të eliminohen këto paqartësi?, ka deklaruar Bytyçi në konferencën për media.
?Pushteti në Kosovën e pas-pavarësisë?, është analiza e dytë me radhë këtë muaj që KDI publikon, pas asaj për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian ?Raporti i Progresit për Vitin 2008 dhe Reflektimi i Kuvendit të Kosovës?.