Parlamenti jo vetëm të aprovoj por edhe të monitoroj implementimin e ligjeve

01.01.2011

Prizren 29 Tetor 2010. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar në Prizren debatin me temën ?Politikat dhe veprimet e nevojshme të institucioneve në mbrojtje të Drinit? në te cilën kanë marr pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinore, përfaqësues të komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Nen-Kryetari komunës dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal të Prizrenit dhe Rahovecit, OJQ dhe media.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte avancimi dhe përmirësimi i bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore për të siguruar përkushtimin në mbrojtjen e shtratit të lumit ?Drini i Bardhë? duke demonstruar kapacitetin dhe vullnetin politike në evitimin e eksploatimit të zhavorrit nga shtrati i lumit dhe tokave bujqësore për rreth lumit.

Te gjithë pjesëmarrësit (qeveritar dhe joqeveritar) në këtë takim kanë theksuar se shtrati i lumit Drini Bardhe është duke u shkatërruar në mënyrë te pakontrolluar dhe asnjë instrument i shtetit nuk ka treguar aftësi që të ballafaqohet me këtë fenomen. Të shumtën e rasteve folësit janë munduar që të identifikojnë institucionet përgjegjëse për një gjendje kaq të rënd të dëmtimit të natyrës.

Përfaqësuesi i Institutit Demokratik ka theksuar që parlamenti i Kosovës duhet te ushtroj jo vetëm funksionin e aprovimit të ligjeve por edhe monitorimin dhe implementimin e tyre në praktikë. Fatkeqësisht takimi i ditës së sotme ka theksuar edhe njëherë që institucioni me i lart i shtetit ka dështuar që të monitoroj implementimin e mirëfilltë të ligjeve, e në këtë rast edhe Ligjit Kosovar për Mbrojtje të Ambientit nga ana e ministrisë përkatëse.

Rekomandimet e takimit te sotëm janë:

  • Të ngritët bashkëpunimi në mes institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këtë rast sikurse parashikohet me Ligjin për Mbrojtjen e Ambientit është kërkuar qe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të koordinoj përgatitjen dhe implementimin e mirëfilltë të instrumenteve mjedisore në bashkëveprim me ministrit tjera. Po ashtu është përmendur edhe ideja për krijimin e një plani operative ndërministror me qëllim të mbrojtjes së Drinit të Bardhe.
  • Gjyqësia dhe Policia duhet menjëherë të ndërpresin aktivitete e operatoreve ilegal të cilët e shkatërrojnë florën dhe faunën e Drinit te Bardhe dhe dëmtojnë pronën e familjeve që jetojnë buze lumit. Është kërkuar që Policia e Kosovës të jetë më përgjegjëse në parandalimin e këtij fenomeni dhe të këtë qasje pro-aktive ndaj sugjerimeve të inspektoreve qeveritar dhe shoqërisë civile. Kërkohet nga Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit të hulumtoj arsyet e mosveprimit të institucioneve përgjegjëse (Policisë dhe Gjyqësisë).
  • Të bëhet vetëdijesimi i publikut dhe institucioneve mbi mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e Drinit të Bardhë.
  • Të ngritët bashkëpunimi me Organizatat e Shoqërisë Civile, sikurse që është Federata e Peshkatarëve Sportive Rekreative, dhe të merren seriozisht rekomandimet e tyre nga ana e institucioneve lokale dhe qendrore.