Mendësia patriarkale, perceptimi për procesin zgjedhor si të dhunshëm, mungesa e strategjive dhe politikave partiake për nominime etj. ishin disa nga sfidat të cilat u trajtuan në debatin e organizuar nga KDI në Prizren, me temën “Pjesëmarrja e grave në trupat përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve”
Edhe pse trendet e pjesëmarrjes së grave në Trupat Menaxheuse Zgjedhore ndërmjet viteve zgjedhore 2014 – 2017, kanë shënuar një rritje prej 7%, janë të pamjaftueshme për të garantuar barazinë gjinore. Si pasojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 gratë vazhdojnë të jenë të nën përfaqësuara me 23% në raport me pjesëmarrjen e burrave që shkon deri në 77%. Gjithashtu gratë vetëm në 21% të komisioneve zgjedhore kanë rolin e udhëheqëseve në raport me burrat të cilët në 79% të komisioneve ushtrojnë pozitën e kryetarit.
Ndërsa përfaqësimi gjinor ne Trupat Menaxhues të Zgjedhjeve (TMZ), sipas subjekteve politike, LVV prinë me 38%, VAKAT 29%, LDK Koalicioni me 25%, NDS 22%, PDK Koalicioni 17% dhe PLE e PDAK me nga 2%.
Ky Project realizohet nga #KDI në bashkëpunim me FEMaktiv dhe financohet nga Olof Palme International Center.