Në vazhdimësi të punëtorisë dyditore në Strugë, KDI/DnV zhvilloi sot punëtorinë e radhës me përfaqësues të shoqërisë civile që merren me zgjedhje me qëllim të unifikimi të qëndrimeve lidhur me elementet që duhet të përfshijë reforma zgjedhore.
Temë e diskutimit ishin elementet kryesore të sistemit zgjedhor si: zonat zgjedhore, listat zgjedhore, pragu zgjedhor, kuota gjinore, vota preferenciale, votimi nga jashtë dhe ai me kusht etj.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit #CdoVoteVlen. Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).