#NgaTerreni
15-19 tetor 2018
#KDI po vazhdon organizimin e takimeve mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale nëpër fshatra në 11 komuna të #Kosovës, në të cilat diskutohet për çështjet me interes për banorët dhe mundësitë e adresimit të tyre nga institucionet.
Gjatë javës që shkoi u zhvilluan edhe 10 takime të kësaj natyre në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.
#Klinë
Dugajevë:
Kryetari i Komunës së Klinës z.Zenun Elezaj po vazhdon të marrë pjesë në takimet që #KDI po i organizon mes autoriteteve lokale dhe banorëve të fshatrave të ndryshme në këtë komunë.
Gjatë takimit të radhës me banorët e fshatit Dugajevë, këta të fundit u ankuan për investimet e pakëta në këtë fshat, ndërsa si kërkesë kryesore patën shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, asfaltimin e disa rrugëve si dhe intervenimit tek ura e fshatit.
Nga ana tjetër kryetari Elezaj, u premtoi se gjatë vitit 2019, përmes granteve nga qeveria që ka aplikuar komuna, do të shtrohen të gjitha rrugët me asfalt dhe po ashtu do përfundojë edhe rrjeti i kanalizimit.
Grabanicë:
Renovimi i shkollës së fshatit, shtrimi i rrjetit të kanalizimit, asfaltimi i rrugëve në fshat, ishin disa nga kërkesat që banorët e Grabanicës së Komunës së Klinës shfaqën para zyrtarëve komunalë. Edhe në këtë takim ishte prezent kryetari i z. Zenun Elezaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z.Arben Limanaj. Sa i përket renovimit të shkollës, nga zyrtarët komunal u dha zotimi se në vitin e ri akademik, shkolla do të jetë e rinovuar. Kryetari Elezaj, tha se komuna për vitin 2019 ka ndarë 40 mijë euro për shtrimin e kanalizimit në këtë fshat, 80 mijë euro për asfaltimin e rrugës Dugajevë- Grabanicë, si dhe ka aplikuar në Ministrin e Zhvillimit Rajonal për një grandë në vlerë prej 250 mijë euro ku parashihet asfaltimi i të gjitha rrugëve në këtë fshat. Kryetari Elezaj ka premtuar po ashtu se brenda muajit tetor do të intervenohet edhe në digën e lumit.
Sfërkë:
Banorët e fshatit Sferkë të Komunës së Klinës, si probleme kryesore gjatë takimit me autoritetet lokale theksuann çështjen e kanalizimit, shtrimin e rrugëve si dhe vendosjen e shenjave të komunikacionit në rrugë. Edhe në këtë takim ishte prezentë vetë kryetari i Komunës z.Zenun Elezaj i cili dha zotimin se shqetësimet e banorëve do të trajtohen gjatë vitit 2019. Elezaj tha se për vitin 2019, kanë paraparë dy projekte për fshatin Sferkë, ku janë ndarë 20 mijë euro për hapjen e kanalizimit dhe 15 mijë euro për ndërtimin e rrugëve të reja si dhe do të realizohet vendosja e shenjave të komunikacionit.
#Viti
Banorët e fshatit Zhiti të Vitisë, patën rastin të adresojnë shqetësimet tek përfaqësuesit komunal të cilat sipas tyre po ua vështirësojnë përditshmërinë e tyre. Për qytetarët problemet primare janë: ndriçimi i fshatit, asfaltimi i rrugicave dhe i një rruge bujqësore. Shqetësim tjetër u tha që është edhe papastërtia e lumit që kalon nëpër fshat. Për të gjitha këto shqetësime, zyrtarët komunal premtuan zgjidhje në vitin 2019.
#Malishevë
Për banorët e Drenocit të Komunës së Malishevës prioritare mbeten kërkesat që lidhen me rregullimin e kanalizimit, rrugët e pashtruara, mungesa e trotuareve dhe salla e sporteve. Nga drejtori për financa e komunës, u dhanë sqarime dhe informata shtesë për buxhetin e paraparë për vitin 2019 për këtë fshat sikurse edhe nga përfaqësuesi I opozitës.
Për banorët prezent të fshatit Mirushë në takimin që zhvilluan me zyrtarët komunal, prioritare mbeten kërkesat për rregullimin e kanalizimit, rrugët e pashtruara, gjendja e rrënduar e shkollës, diga e lumit. Nga drejtori për financa e komunës, u dhanë sqarime dhe informata shtesë për buxhetin e paraparë për vitin 2019 për këtë fshat sikurse edhe zotimin se do të shtojë përpjekjet për disa kërkesa të banorëve si, kanalzimin, asfaltimin e rrugës, ngrohtorën e shkollës dhe renovimin e objektit të vjetër të shkollës.
#Mitrovicë
Pas disa vizitave dhe kontakteve me prind?rit, f?mij?t e t? cil?ve vijojn? m?simin n? shkoll?n “Shemsi Ahmeti” n? Shupkovc t? Mitrovic?s dhe nuk kanë transport të shkojnë deri në shkollë, u organizua një takim mes tyre dhe zyrtarëve përgjegjës komunal. Q?llimi i takimit ishte nxerrja n? pah e shqetësimeve t? prind?rve si dhe m?nyra se si komuna mund të kontribuoj n? zgjedhjen e k?tij shqet?simi.
Përfaqësuesit komunal i kanë udhëzuar pridnërit që të bëjnë kërkesë zyrtare në komunë e pastaj pritet që të shqyrtohet ajo kërkesë.
#Obiliq
Gjatë takimit të përbashkët që mbajtën banorët e dy fshtrave Brezhnicë dhe Kozaricë me përfaqësuesit e Komunës së Obiliqit, u ngritën disa cështje të cilat banorët kërkuan adresim sa më të shpejtë. Fjala është për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, trotuarëve, transportit të nxënësve, rregullimi i rrugëve si dhe hapja e paralalelës së klaësës së nëntë. Pas diskutimit mes qytetarëve dhe zyrtarëve komunal është arritur pajtim në zgjedhjen e disa prej këtyre shqetësimeve.
#Shtërpcë
Qytetarët e fshatit Sevce të Komunës së Shtërpcës gjatë takimit që patën me zyrtarët komunal u ankuan në mënyrë unanime për papunësinë, me një fokus të veçantë tek të rinjtë. Disa prej problemeve të tjera ishin edhe rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve, nevoja për rinovimim e Qendrës Kulturore, renovimin e stadiumit të fshatit, ndërtimin e një parku për fëmijë, ndërtimin e mureve mbështetëse në urën kryesore në fshat, me qëllim parandalimin e përmbytjeve etj. Zyrtarët komunal u zotuan për shqyrtimin eventual të këtyre kërkesave dhe realizimin e disa prej tyre.
Qytetarët e Karaçevës në komunën e Kamenicës, u mblodhën për një takim me zyrtarët komunal nën organizimin e KDI-së, ku patën mundësinë që të prezantojnë kërkesat e tyre kundrejt komunës. Për këta qytetarë problem primarë del të jetë çështja e kanalizimit. Problem tjetër gjithashtu del të jetë asfaltimi i një rrugice diku 100m që të shpie tek shkolla e fshatit, izolimi i shkollës dhe rregullimi i banjove të saj. Në këtë diskutim, zyrtarët komunal premtuan se do të mundohen të i bëjnë zgjidhje problemeve të adresuara.