Ndriçimi i financave të partive politike

01.01.2011

Prishtinë, 05 nëntor 2010 ? Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) lanson projektin më të ri të saj ?indeksi CRINIS?, qëllimi kryesor i të cilit është të ndriçoj financat e partive politike. Ky projekt përbëhet prej dy komponentëve siç janë: 1. Vlerësimi i bazës ligjore dhe praktikave që kanë të bëjnë me transparencën në financimin e subjekteve politike, dhe 2 .Avokimi, ku në bazë të rezultateve që dalin nga ky vlerësim ndërmerren aktivitete avokimi për të bërë reforma që përmirësojnë bazën ligjore dhe praktikat në financimin e subjekteve politike.

?CRINIS? fokusohet në dy lloje të financimit politik: 1. Financimin e rregullt ose vjetor të subjekteve politike (fond jo elektoral), dhe 2. Financimin e fushatave zgjedhore.

Gjithashtu, pjesë e këtij projekti është edhe monitorimi i shpenzimeve gjatë fushatave zgjedhore të nivelit qendror , ku bëhet monitorimi reklamave elektronike dhe të shkruara, si dhe monitorimi i tubimeve parazgjedhore dhe të gjitha aktivitetet e tjera që kanë për qëllim promovimin e partive politike.

KDI këtë projekt e realizon në bashkëpunim me organizatën?Transparency International? (TI) me seli në Berlin, ndërsa partner të tjerë janë degët e kësaj organizate në rajon, duke përfshirë TI -Shqipëria, Transparency Zero Corruption -Maqedoni, TI-Kroacia dhe T-Serbia.

Edhe pse deri më tani në Kosovë ka ekzistuar një legjislacion solid që obligon partitë politike ti raportojnë financat e tyre dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale, kjo çështje vazhdon të jetë pjesa me shumë të panjohura për burimin e financave të partive politike në vend, me theks të veçantë për partitë e mëdha. Dëshmitë për këtë janë se partitë politike gjithmonë kanë qenë subjekt i shqiptimit të gjobave nga ana e organeve kompetente, gjoba të cilat i kanë paguar vetëm në momentet e fundit.
Ndërsa, në bazë hulumtimeve të KDI-së del se; transparenca e financimit të partive mungon edhe brenda për brenda partisë, ku përpos personave kyç në parti, anëtarët e tjerë nuk arrijnë të kenë informacione se nga sigurohen të gjitha fondet e partisë dhe si shpenzohen ato.
Ne raportin ?Global Barometer Report? të organizatës Transparency International, partitë politike për dy vite me radhë ishin identifikuar si ndër institucionet më të korruptuara në vend. Në vitin 2007 ato zënë vendin e parë si institucionet më të korruptuara, ndërsa në vitin 2009 ato radhiten në vendin e dytë edhe pse me notën e njëjtë si në vitin paraprak 3.8 (shkalla 5 nënkupton korrupsionin ekstrem).

KDI i bënë thirrje të gjitha subjekteve politike që të jenë transparente në financimin e tyre, dhe t?i përmbahen ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili që nga sot hyn në fuqi. Për më tepër tani e tutje partitë politike do të jenë nën vëzhgimin e KDI-së për sa i përket transparencës së financimit të tyre.

Në fund ajo që duhet të theksohet është edhe mungesa e gatishmërisë së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të dhënë informacione në çështjet e financimit të partive politike, e drejtë e garantuar me ligjin për qasje në dokumente zyrtare, dhe me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (neni 43).