Më 8 dhjetor MSH ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2” me vlerë të parashikuar mbi 5 milion Euro. Përmes këtij tenderi parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike.
Çmimet që MSH ka parashikuar për pesë nga këto 39 materiale janë 116,000 euro apo rreth 190% më të larta sesa çmimet me të cilat këto materiale ishin blerë vetëm dy muaj më herët përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020.
KDI rekomandon që MSH të rishikoj këto çmime pasi që ende nuk janë hapur ofertat.