sq

MSH planifikon të blejë material për teste për COVID-19, 190 për qind më shtrenjtë se në muajin tetor

Reagime 21.12.2020

Më 8 dhjetor MSH ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2” me vlerë të parashikuar mbi 5 milion Euro. Përmes këtij tenderi parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike.

Çmimet që MSH ka parashikuar për pesë nga këto 39 materiale janë 116,000 euro apo rreth 190% më të larta sesa çmimet me të cilat këto materiale ishin blerë vetëm dy muaj më herët përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020.

KDI rekomandon që MSH të rishikoj këto çmime pasi që ende nuk janë hapur ofertat.

No photo description available.