Mirësëvini në udhëtimin tonë/ Raporti Vjetor 2015

31.05.2016

Në vitin jubilar, 10 vjet nga themelimi, Instituti Demokratik i Kosovës ka vazhduar të mbështesë zhvillimin e

demokracisë duke qenë kërkues dhe aktiv në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit institucional karshi qytetarëve si dhe duke promovuar pjesëmarrjen qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje.

KDI ka vlerësuar 2015-tën si një vit sfidues për vendin dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të dhënë kontributin esaj në fuqizimin e shoqërisë civile dhe mbajtjen e institucioneve sa më përfaqësuese, llogaridhënëse dhe transparente.

Të gjitha gjetjet KDI i ka vënë në dispozicion të qytetarëve dhe publikut, ndërsa ekspertizën dhe aktivitetin e saj avokuese ka bërë përmes publikimeve, analizave, debateve, takimeve, monitorimit të institucioneve dhe ofrimit të konsultave për qytetarët. KDI poashtu ka qenë aktive në mobilizimin dhe ofrimin e ekspertizës dhe përvojës profesionale të saj dheOSHC-ve tjera për të garantuar vendim-marrje dhe politika publike më gjithpërfshirëse.

Këtë 10-vjetor jubilar, KDI e shënon duke qenë pjesë e lëvizjeve globale për një botë më të mirë. Në janar të këtij viti,

KDI-ja, zyrtarisht u bë “Chapter” i “Transparency International”, teksa në shkurt anëtare e rrjetit të OJQ-ve për monitorimine zgjedhjeve, ENEMO.

Të gjitha këto ndërmarrje nuk do të ishin bërë të mundura pa përkushtimin e stafit të saj dhe mbështetjen e qytetarëve,donatorëve e partnerëve për të cilët KDI është jashtëzakonisht falenderuese.

KDI do të vazhdojë të punojë me këmbëngulësi drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj për një shtet demokratik,të përgjegjshëm dhe të lirë nga korrupsioni, që garanton mirëqenie, dinjitet dhe prosperitet për qytetarët e saj.

 

Për më tepër mund të shkarkoni raportin vjetor