Instituti i Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me njëmbëdhjetë OJQ, partner implementues të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” e financuar nga UNDEF.
Ky projekt dy vjeçar ka për qëllim që të rris llogaridhënien dhe transparencën parlamentare nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejt të qytetarëve në monitorim.
Projekti do të ngrisë kapacitetet e OJQ-ve lokale dhe do të përfshijë 100 studentë, të cilët do të asistohen dhe angazhohen në monitorim proaktiv të Kuvendi të Kosovës.