Në organizim të KDI-së dhe Transparency International në Çeki, është mbajtur seminari me përfaqësues nga Zyra për Mbikëqyrjen e Partive Politike dhe Lëvizjeve Politike në Çeki, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM. Në kuadër të këtij seminari, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer praktikat dhe përvojat më të mira në mbikëqyrjen e financimit të subjekteve politike, fushatave digjitale zgjedhore dhe fushatave nga palët e treta.
Gjatë këtij seminari është diskutuar për rëndësinë e pavarësisë së institucioneve që mbikëqyrin financimin dhe shpenzimet e subjekteve politike, si mund të mbikëqyren fushatat zgjedhore digjitale, fushatat nga palët e treta dhe cilat janë mësimet që mund të marrë Kosova nga përvojat e Republikës Çeke.
Ky seminar është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke në
kuadër të Programit për Promovimin e Tranzicionit përmes projektit SE.S.TRA. të implementuar në
bashkëpunim me Transparency International Czech Republic.