Mbahet punëtoria dy-ditore Përvojat evropiane në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik

29.10.2016

Në punëtorinë dyditore që u mbajt në Durrës më 29 dhe 30 tetor 2016, KDI ndau përvojat e vlefshme të saj në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik, pasi ka monitoruar këtë sector një kohë të gjatë. Në këto diskutime u shpalosën edhe perspektivat lokale e ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë në fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e përpjekjeve për avokim më të fuqishëm, në mënyrë që ndikimi dhe efektet në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit të jenë sa më të dukshme.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, deputetë të Kuvendit, shoqëria civile e gazetarë. Të ftuar në panel ishin edhe përfaqësuesit nga Transparency International, znj. Cornelia Abel (Sekretariati I TI) dhe z. Gabriel Sipos (TI Slovakia).

 

Punëtoria u realizua me përkrahjen e KFOS.