Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse mbetet parim bazë i organizimit të qeverisjes lokale. Ndryshimi i politikave nga niveli nacional në organizimin e konsultimeve publike, obligon komunat të avancojnë standardet e konsultimeve të publikut për vendimmarrjen dhe politikat publike në nivel lokal.
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve komunale në respektimin e procedurave dhe organizmin e konsultimeve publike konform legjislacionit, KDI sot organizojë punëtorinë me drejtor të drejtove komunale, zyrtarë komunal si dhe anëtarë të kuvendit të komunës së Malishevës.
KDI në kuadër të angazhimit të saj do të vazhdojë me aktivitetet e tilla në komunat e rajonit të Prizrenit, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në zbatimin e plotë të udhëzimit administrativ.