Mbahet punëtoria lidhur me sfidat në prokurimin publik që ndërlidhen me kushtet e kontratave publike

Punëtori 11.03.2021

KDI ka mbajtur sot punëtorinë e përbashkët me përfaqësues të #Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, të #Ministrisë së Shëndetësisë #Agjencisë Qendrore të Prokurimit, #Zyra Kombëtare e Auditimit, #Komunës së Prishtinës, #Komunës së Lipjanit, #Lëvizjes FOL, #Demokraci plus, me ç’ rast është diskutuar lidhur me sfidat në prokurimin publik që ndërlidhen me termat dhe kushtet e kontratave publike, dhe mundësitë për t’i standardizuar ato, e që rrjedhimisht do të ndihmonin në sigurimin e vlerës për paranë në prokurimet publike të Autoriteteve Kontraktuese në Kosovë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit që mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.