Organizatat partnere të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në kuadër të projektit për monitorim të Kuvendit të mbështetur nga UNDEF, kanë filluar trajnimet në komunat ku ato operojnë me anëtarët e tyre dhe studentë.
Deri më tani janë mbajtur trajnime nga organizata “IQS” në Skenderaj, “Mundësia” në Mitrovicë, organizata “Fortesa” në Kamenicë si dhe “Polis” në Lipjan.
Gjatë këtyre trajnimeve anëtarët e organizatave dhe studentë nga këto qytete janë informuar mbi rëndësinë e monitorimit të punës së Kuvendit. Po ashtu atyre u janë ofruar instruksione për mënyrën e monitorimit të këtij institucioni si dhe për platformën “Vota Ime”, përmes së cilës do të monitorojnë punën e deputetëve të zonës së tyre.