Prishtinë, 27 shtator 2010. – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një tryezë me temën ?Zbatimi i Planit të Veprimit për Partneritet Evropian nga Kuvendi i Kosovës?, me ç?rast është publikuar edhe një analizë lidhur me zbatimin e këtij plani nga Kuvendi i Kosovës. Ky punim i KDI-së ka konstatuar ngathtësi të Kuvendit të Kosovës në implementimin e Planit të Veprimit për Integrime Evropiane.
Të pranishmit kanë diskutuar rreth përmbushjes së obligimeve të Kuvendit dhe të Qeverisë karshi Planit të Veprimit për Partneritet Evropian, si dhe për sfidat që legjislativi ballafaqohet në këtë drejtim.
Naser Rugova, anëtar i Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane ka paraqitur statistika jo të favorshme të Kuvendit. ?Pas publikimit të raportit për Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane për vitin 2010, me gjithë përpjekjet e Komisionit për Integrime Evropiane, me keqardhje them se përmbushja e sfidave, përkatësisht prej 85 sfidave, në plotësi janë përmbushur vetëm 35?, ka thënë Rugova. Sipas tij, pikë e zezë mbetet prokurimi ? shpenzimi i parasë publike.
Panelisti tjetër, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Ibrahim Gashi ka thënë se një pjesë të përgjegjësisë për zbatimin e këtij plani e merr edhe Qeveria për shkak të ndërlidhjes që ka ky plan. ?Një pjesë e madhe e ngecjeve, por edhe e sukseseve, është determinuar nga plani i Qeverisë?, ka thënë Gashi, ndërkohë ka shtuar se Kuvendi ka shprehur gatishmërinë që të punojë nëse është nevoja edhe gjatë tërë javës.
Nga ana tjetër, një përgjegjësi në koordinimin e zbatimit të këtij plani e ka edhe Ministria e Integrimeve Evropiane. Këshilltari i lartë politik i kësaj ministrie, Frymëzim Isufaj ka folur për rolin që ka kjo ministri. ?Sa i përket Kuvendit, nga 29 Projektligje, 10 janë miratuar, 14 priten dhe 5 ligje janë shtyrë për në vitin 2011?, ka thënë Isufaj.
Pjesëmarrësit e tjerë kanë kërkuar veprime më konkrete nga përgjegjësit për implementimin e PVPE-së.
Fatmir Curri nga Fondacioni i Kosovar për Shoqëri Civile ka thënë se diskutimi rreth kësaj cështjeje, duhet të jetë më konkret. ?Është me rëndësi të dihet plani i Qeverisë për ndërlidhjen ndërmjet PVPE-së, KASH-it dhe IPA-së?, ka thënë Curri.
Ndërkohë Blerim Vela nga OSBE-ja ka kërkuar shkurtimin e kohës së hartimit të këtij plani dhe se Qeveria duhet të jetë më e ndërlidhur me Kuvendin. ?Qeveria sa herë që ka takime rreth procesit të integrimeve evropiane, duhet të raportojë ose te Kuvendi, ose tek Komisioni për Integrime Evropiane?, ka thënë Vela.
Pjesëmarrësit kanë diskutuar edhe për mënyrat më të mira të avancimit të zbatimit të PVPE-së, në mënyrë që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën që pritet të del së shpejti, të jetë sa më pozitiv.
Projekti i monitorimit të zbatimit të PVPE-së, përkrahet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.