Kuvendi është duke e vonuar ligjin për financimin e partive politike

01.01.2011

Lipjan, 16 mars 2010 – Në debatin e radhës të organizuar nga KDI dhe FOL në qytezën e Lipjanit, u hodh një vështrim mbi projektin e përbashkët të KDI-se dhe FOL si dhe dy projekt-ligjet të cilat do të jenë në fokus të debateve: atë të Financimit të Subjekteve Politike si dhe të ligjit tashmë në fuqi për Deklarimin, prejardhjen dhe të kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Panelistet e këtij debati ishin Z. Halit Gashi nga dega e LDD-se ne Lipjan dhe Merita Mustafa nga KDI. Sa i përket projekt-ligjit për financimin e Subjekteve Politike, Merita Mustafa nga KDI, theksoi rëndësinë që ky ligj ka në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit politik. ?Pas gjashtë debateve që ne i kemi mbajtur në komuna te ndryshme të Kosovës, kemi marrë shumë vërejtje për projekt ligjin aktual qe rregullon financimin e partive politike, ndërsa nga këto debate janë nxjerr edhe rekomandime , të cilat pastaj i kemi dërguar në Komisionin përkatës të Kuvendit ku kemi kërkuar që të futen në ligj? shtoi ajo. ?Ne si organizata jo-qeveritare kemi kërkuar që të publikohen të gjitha donacionet që marrin partitë politike nga donatorë të ndryshëm? tha Mustafa, duke iu referuar çështjes së donacioneve që partitë marrin, por që në raste tepër të rralla i deklarojnë ato.

Halit Gashi nga LDD , tha që ky projekt-ligj është vonuar shumë në procedurat e Kuvendit dhe se do të duhej shumë më herët të miratohej dhe të fillonte zbatimi i tij. Ai po ashtu shtoi se rregullorja e UNMIK-ut e ka sanksionuar në një farë mase çështjen e financimit të partive politike, por jo aq sa duhet, ne shumë raste është keqinterpretuar dhe janë bërë shkelje në raportim të financave për partitë politike. Ndërsa, Gashi pranoi se edhe LDD si parti nuk e ka të rregulluar çështjen e financimit të partisë.

Po ashtu, Z. Gashi tha që, janë edhe disa ligje që prekin pak a shume fushën e financimit të Subjekteve Politike, e të cilat japin qartë edhe procedurat e shpenzimeve, si p. sh. Rasti me ligjin për Financat Publike.

Si pasojë e asaj që përmendi më sipër, Z. Gashi rekomandoi që me ligj: a) të specifikohet shuma e donacioneve nga donatorët dhe anëtarësia, dhe b) një përqindje e mjeteve që merr partia në qendër t?i dedikohet edhe degës se partisë ne nivel lokal.

Pjesëmarrësit vlerësuan se mosdeklarimi i fondeve nga ana e partive është një tregues se gjërat nuk janë duke funksionuar mbi bazën e ligjit dhe në interes të shtetit.

Në vazhdim të debatit, vërejtje u dhanë edhe për dispozitat ndëshkimore të cilat vlerësohet se nuk janë të mjaftueshme, sepse nëse llogariten fondet të cilat marrin partitë , 10,000 euro janë një shumë inferiore për një parti kur ajo do të merrte miliona euro si donacion.

Për Blerim Gashin nga AKR, dispozitat ndëshkimore duhet të jenë më të larta për Partitë që nuk raportojnë për shpenzimet financiare dhe fondet e tyre në përgjithësi. Është dëshmuar në të kaluarën se fondet e paligjshme që Partitë marrin janë burim i korrupsionit.

Shuma qe i dedikohet partisë nga buxheti shtetëror duhet të kalojë edhe në degë , sepse funksionimi i një partie varet edhe nga ato. Për AKR-në, kufizimi i donacioneve është tejet i rendesishëm pasi që përmes këtij mekanizmi mundësohet krijimi i një lloj barazie në mes partive, si dhe lehtësimi i barrës financiare që iu ngarkohet qytetarëve.

Ndërsa, rekomandimet që u nxorën gjatë këtij debati ishin:

  • Marrja në shqyrtim e rritjes së e gjobave për partitë politike;
  • Gjobat për parti të mos jenë kaq të përafërta me gjobat e parapara për kandidatet e pavarur;
  • Te kufizohen donacionet private si nga biznesi po ashtu edhe nga anëtarësimi ;
  • Heqja e përcaktimit kohor qe parasheh se kur një parti mund të filloj mbledhjen e mjeteve për fushatën parazgjedhor ;
  • Te mos i ndalohen partive te hyrat nga kapitali i bixhozit , nëse ato biznese fitojnë ne mënyre legale.