Kosova për herë të parë do të bëhet pjesë e Indeksit të Antikorrupsionit në Sektorin e Mbrojtjes (Government Defense Anti-Corruption Index).
Ky indeks botëror, është një nismë e Programit për mbrojtje dhe siguri të Transparency International dhe vë në pah rreziqet që ndërlidhen me korrupsionin në fushën e mbrojtjes.
Në raportin që pritet të publikohet në fillim të vitit 2019 lidhur me këtë indeks, pjesë e tij do të jetë edhe shteti i Kosovës. KDI si përfaqësuese e TI në Kosovë u ftua të jetë partnere e kësaj nisme duke ofruar kontributin e saj në gjetjet e raportit.
Lidhur me këtë Jeta Krasniqi dhe Ahmet Rushiti nga KDI ishin pjesë e një punëtorie të zhvilluar në #Bruksel, nga Programi për mbrojtje dhe siguri i TI, ku u diskutua për të gjeturat e këtij indeksi.
Pjesë e punëtorisë ishin përfaqësues të organizatave partnere të TI nga shtetet e rajonit.
Pjesëmarrësit u takuan gjithashtu dhe me shefin e #TIEU me të cilin diskutuan rreth mënyrave të bashkëpunimit të mëtejmë në luftimin e korrupsionit.