KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe ndikimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Në kuadër të programit të saj kundër-korrupsion, KDI kërkon të punësojë dy Hulumtues me orar të plotë për të monitoruar prokurimet publike në institucione qendrore të Kosovës. Prokurimet e përzgjedhura do të monitorohen në të gjitha fazat, që nga planifikimi deri te zbatimi i kontratës dhe auditimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Punon ngushtë me Menaxherin e Projektit në analizimin e prokurimeve (kontratave publike) të caktuara (procedurat e shpalljes, kriteret, specifikacionet, vlerësimet, ankesat, zbatimin e kontratave, etj) që administrohen nga Ministritë e Qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjet publike
- Harton raporte analitike mbi procesin e prokurimit/kontratat e caktuara publike dhe adreson rekomandime specifike që ndërlidhen me të gjeturat e raporteve
- Gjurmon dhe analizon shkeljet sistematike në prokurimin publik dhe adreson nevojën për reformim të legjislacionit dhe praktikave
- Përgjegjës për organizimin e fokus grupeve, tryezave, takimeve, konferencave për shtyp me akterë të ndryshëm
- Përfaqëson organizatën dhe projektin në takime, tryeza, etj., që lidhen me përgjegjësitë e projektit.
Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë bachelor në shkencat ekonomike dhe juridike. Studimet Master përbëjnë përparësi.
- Njohuri të sistemit qeverisës dhe legjislacionit sidomos në fushën e prokurimit dhe menaxhimin e financave publike;
- Përvojë dhe aftësi të dëshmuara për hulumtime dhe analiza;
- Aftësi të mira komunikimit, logjistike dhe organizative.
- Përvojë dhe aftësi të avansuara në të shkruar (hartim të raporteve, komunikatave, etj);
- Gatishmëria për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale;
- Njohja e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
- Njohuri në përdorimin e programeve të Microsoft Office.
Afati i fundit për aplikim është: 06 korrik 2018 deri në ora 17:00.
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected]
*KDI promovon barazi gjinore në punësim.
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë.