KONKURS PËR PUNË
Jurist(e)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë.
Në kuadër të misionit dhe strategjisë së saj, KDI për më shumë se 15 vite ka në funksion Qendrën për Avokim dhe Ndihmë Juridike Falas (e njohur si ALAC), përmes së cilës në baza ditore dhe përmes kanaleve të ndryshme ofron ndihmë juridike falas për viktimat, dëshmitarët dhe sinjalizuesit e keqpërdorimeve dhe korrupsionit.
Me anë të kësaj thirrje, KDI kërkon të punësojë një Jurist(e) me orar të plotë për të ofruar ndihmë juridike falas për qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime dhe të cilët kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre juridike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- T’u ofrojë qytetarëve ndihmë juridike në pajtim me praktikat ligjore dhe mandatin e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas (ALAC);
- T’i përcjellë në mënyrë proaktive rastet e raportuara nga qytetarët (klientët) dhe të komunikojë rregullisht me autoritetet/institucionet përkatëse dhe klientët;
- Të sigurojë menaxhimin konsistent dhe konfidencën e të dhënave të rasteve;
- Të analizojë në mënyrë sistematike natyrën e rasteve që raportohen dhe të identifikojë sektorët ose fushat ku ka nevojë për përmirësime apo zbatim më të mirë të politikave, legjislacionit e praktikave;
- Të ndihmojë në hartimin e hulumtimeve që synojnë përmirësimin apo zbatimin më të mirë të politikave publike, sistemeve dhe praktikave
- T’a promovojë në publik dhe media shërbimin për ndihmë juridike falas të KDI
Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në shkencat juridike (provimi i jurisprudencës i preferuar)
- Së paku 3 vjet përvojë pune në pozita të ngjashme
- Të njohë mirë legjislacionin vendor kundër korrupsion, por edhe ligjet tjera specifike siç janë ligji i punës, ligji për mbrojtjen dhe siguri në punë, ligjin për konfliktet administrative, ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit etj
- Të ketë aftësi komunikimi profesional me palë/klientë
- Të ketë aftësi të mira përfaqësimi dhe në paraqitje publike
- Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën angleze
- Të ketë pasion hulumtimin dhe shkrimin
- Gatishmëri për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office
Afati i fundit për aplikim është e premte, 31 korrik 2026. Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected]. Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.