Prishtinë, 14 maj 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit ?Monitorimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian për Kuvendin e Kosovës?, financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka organizuar të premten një punëtori me temën ?Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit të Kosovës kundrejt Planit të Veprimit për Partneritet Evropian – si të përmbushet plani?.
Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte identifikimi i sfidave, pengesave dhe përgjegjësitë e Kuvendit për përmbushjen e PVPE-së, si dhe gjetja e mekanizmave më të mira për të përshpejtuar këtë proces.
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se Kuvendi i Kosovës, por edhe Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse, nuk e kanë në prioritet procesin e integrimeve dhe se deri më tani nuk është punuar mjaft në drejtim të përmbushjes së standardeve për integrim evropian. Në punëtori është diskutuar po ashtu edhe për mungesën e bashkëpunimit të mirë Qeveri-Kuvend, si dhe mungesën e përgjegjshmërisë së aktorëve relevant karshi detyrave që kanë.
Në punëtori kanë marr pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Integrime Evropiane, përfaqësues të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, përfaqësues të institucioneve tjera, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fjalimin e saj, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi ka shpalosur aktivitetet dhe sfidat e komisionit që drejton. Hundozi tha se në bazë të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2009, ky komisioni ka hartuar planin e veprimit, si dhe duke i ndarë prioritetet. Sipas saj, ky plan është miratuar në Kuvend, tek pas katër muajve, ndërkohë është ankuar në se ka mjaft vështirësi në implementim. ?Anëtarët e Komisioneve kanë hezituar për ta implementuar këtë plan?, tha ajo, duke shtuar se pas miratimit në Kuvend, është hartuar edhe një udhërrëfyes për implementim. Hundozi ka paraqitur shumë vërejtje ndaj institucioneve tjera për papërgjegjshmëri.
Përfaqësuesi tjetër i këtij komisioni, deputeti Naser Rugova ka vlerësuar se Kuvendi nuk po e kryen punën e vet si duhet sa i përket implementimit të PVPE-së. Edhe ai është ankuar në mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional. Rugova ka kërkuar më shumë mbështetje për Kuvendin në këtë drejtim. ?Duhet të ketë rritje të kapaciteteve, duke i punësuar disa ekspertë të fushave të integrimeve evropiane dhe të drejtësisë, që do t?i shërbenin Kuvendit?ka thënë ai.
Ndërkohë, Edon Cana, ushtrues detyre i Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, ka folur për rëndësinë e Komisionit për Integrimeve Evropiane, duke e krahasuar atë me rëndësinë që ka Ministria e Integrimeve Evropiane në ekzekutiv. Edhe Cana ka kërkuar mbështetje për komisionet parlamentare. ?Shumica e anëtarëve të Kuvendit nuk janë të aftë, apo nuk e kuptojnë rëndësinë e integrimeve evropiane?, ka thënë Cana.
Jeton Oruqi nga Zyra Ligjore e Kryeministrit ka kërkuar që kuadrot e reja të angazhohen në institucione. Ai ka folur edhe për procesin e hartimit të ligjeve dhe harmonizimit të tyre me legjislacionin evropian.
Punëtoria ka pasur për qëllim edhe zgjimin e vëmendjes së institucioneve për rëndësinë e procesit të integrimeve evropiane, duke nxjerrë në fund një analizë për këtë proces, si dhe dhiten e rekomandimeve për institucionet përgjegjëse se si të veprohet më tej.
Rekomandimet e punëtorisë: