Prishtinë, 03 shkurt 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me temën ?Ngritja e transparencës dhe llogaridhënies në politikat buxhetore të Qeverisë së Kosovës?, me ç?rast ka publikuar edhe një analizë të procesit të hartimit të buxhetit dhe menaxhimit të parasë publike.
Pjesëmarrësit në tryezë kanë vlerësuar se mungon transparenca gjatë procesit të hartimit të buxhetit të Kosovës, ndërkohë përfaqësues të Qeverisë kanë premtuar më shumë transparencë në këtë proces.
Panelisti Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave, ka prezantuar mënyrat e hartimit të buxhetit, ndërkohë ka premtuar publikisht ngritjen e transparencës gjatë procesit të hartimit të buxhetit. ?Për herë të parë ka filluar pjesëmarrja e shoqërisë civile gjatë procesit të hartimit të buxhetit dhe ju garantoj që gjatë gjithë kohës së hartimit të buxhetit do të jemi të hapur?, ka thënë zëvendësministri Hamza në tryezë.
Panelisti tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar për buxhet dhe financa, Gani Koci ka prezantuar funksionimin e këtij komisioni gjatë hartimit dhe miratimit të buxhetit. ?Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e ndryshon buxhetin, por funksioni i tij është përmirësimi i buxhetit…?, ka thënë Koci.
Ndërkohë, Merita Mustafa menaxhere e projektit të KDI-së për monitorim të buxhetit, ka prezantuar analizën e KDI-së mbi procesin e hartimit të buxhetit dhe menaxhimin e parasë publike, analizë që siç tha ajo, do të shërben si një udhërrëfyes dhe rekomandim i mirë për bartësit e hartimit të buxhetit. Ndërkohë, ajo ka kritikuar institucionet për mos-krijim të kushteve të mjaftueshme për monitorimin e hartimit të buxhetit dhe shpenzimit të parasë publike. ?Transparenca në procesin e hartimit të Buxhetit Shtetëror është një term pak a shumë i ri për shoqërinë kosovare. Përveç disa tentimeve të shoqërisë civile për monitorimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm, në këtë drejtim shumë gjëra ngelin ende – për tu dëshiruar?, ka thënë Mustafa.
Pjesëmarrësit në tryezë e kanë vlerësuar lartë analizën e publikuar nga KDI, duke kërkuar që rekomandimet e kësaj analize, të jenë pjesë e politikave gjatë hartimit të buxhetit.
Rekomandimet e tryezës:
Mbajtja e premtimit publik nga qeveritarët për lejimin e pjesëmarrjes se shoqërisë civile gjatë dëgjimeve buxhetore;
Heqja e pengesave për monitorimin e procesit te hartimit te politikave buxhetore per pjesëmarrësit e shoqërisë civile;
Rritja e nivelit të transparencës;
Ngritja e kapaciteteve të Komisionit për Buxhet dhe Financa në mënyrë që të arrihet mbikëqyrja e shpenzimit të parasë publike;
Ngritja e kapaciteteve të organizatave buxhetore;
Nxitja e interesimit të deputetëve për të marr pjesë në keto lloj debate;
Ngritja e vetëdijes se paraja publike është pronë e qytetarëve;
Aprovimi i ligjit për paga dhe ai për shërbyesit civil;
Shkarkoni “Analizën mbi procesin e hartimit të Buxhetit” këtu