Kërkohet buxhetim me komponentin gjinorë

15.08.2014

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizua takim me temën “Përfshirja e komponentit gjinorë në planifikimet e buxhetit komunal ”. Të ftuar në këtë takim ishin: anëtaret e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Zyra për çështjet gjinore në Komunën e Prizrenit, drejtor të drejtorive komunale të komunës së Prizrenit si dhe Organizatat e Shoqërisë Civile. 

Qëllimi i këtij takimi ishte angazhimi i përgjithshëm, për të shikuar dhe reflektuar mbi mundësit dhe sfidat e komunës së Prizrenit mbi buxhetimin gjithëpërfshirës e posaçërisht Buxhetimin e Përgjithshëm Gjinorë (BPGJ).
Në fillim të takimit, zyrtari financiarë i komunës së Prizrenit z.Zenal Ahmetaj ka elaboruar ecurinë e deritanishme të hartimit të buxhetit komunal të komunës së Prizrenit në bazë të qarkoreve buxhetore që i ka lëshuar Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe në këtë kontekst Prizreni do të ketë mbi 40 milion buxhetin për vitin 2015. Sipas tij tanimë ka mbet vetëm faza e organizimit të dëgjimeve buxhetorë nga ekzekutivi komunal.

Mybezhele Zhuri- zyrtare për barazi gjinore në komunën e Prizrenit ka potencuar angazhimin në drejtim të implementimit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinorë dhe ka kërkuar që të revidohet ky plan dhe ky plan edhe më tej të jetë si pikë referente për implementim të politikave të caktuara për barazi gjinore dhe në këtë plan të jetë i paraparë Këshilli Monitorues i Planit.
Luljeta Avdiq nga organizata Dora Dorës ka potencuar mungesën e numrit të gruas në vendimmarrjen komunal dhe ka kërkuar që asamblesitët të jenë prezent në takimet OJQ-ve dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka kërkuar nga gratë asambleiste që të ngrinin zërin në asamble sa i përket planifikimit të buxhetit me komponentin e përfshirjes së barazisë gjinore.

Bari Zenelaj aktivist i shoqërisë civile ka potencuar nevojën e përfshirjes së Planit të Veprimit për Barazi Gjinore në planifikimin e buxhetit për vitin 2015 dhe nevojën që kjo politikë të ketë edhe kodin e vetë buxhetorë.

Nga gjithë te tjerë të pranishëm janë trajtuar çështjet e planifikimeve buxhetore dhe është kërkuar që ekzekutivi komunal të shfrytëzojë mundësit e dëgjimeve buxhetore duke pas në konsideratë bilancin gjinore dhe të merren parasysh Qarkoret Buxhetore që kanë inkurajuar komunat e Kosovës që të ketë Buxhetimin e Përgjithshëm Gjionorë (BPGJ) derisa asamblesitet janë zotuar se do të ngrinin të gjitha çështjet dhe rekomandimet e dala në kuadër të kësaj tryeze ne Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

Rekomandimet:

• Të bëhet një analizë e mirëfilltë për pjesëmarrjen e gruas deri tani në planifikimin e buxhetit komunal
• Të hartohet një manual për hartimin e buxhetit me pjesëmarrje gjinore, ku do të definohen saktësisht përgjegjësit e të gjithë dikastereve për pregaditjen e buxhetit
• Të jetë një kod i veçantë buxhetorë për Planin e Veprimit për Barazi Gjinore
• Të përfshihen anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në ri dizjaninmin e Planit të Veprimit për Barazi gjinore
• Ekzekutivi komunal të organizojë dëgjimet buxhetore me fokus pjesëmarrjen e grave në planifikim të buxhetit
• Të ndërrohet metodologjia-praktika jo e mirë e deritanishme në pregaditjen e buxhetit

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).