Kërkohen politika të qëndrueshme për viktimat e dhunës në baza gjinore

Tryeza 17.12.2019

KDI ka mbajtur sot tryezë diskutimi në Prizren me temë “Poltikat e qëndrueshme në nivel lokal dhe qendror për viktimat e dhunës në baza gjinore”, ku pjesëmarrës ishin akterë institucional nga niveli lokal dhe qendror, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile si dhe mediat.

Synimi i kësaj tryeze diskutimi ishte gjetja e mundësive për financim të qëndrueshëm të strehimoreve, si pikënisje në rritjen e përgjëgjshmërisë të qeverive lokale dhe ministrisë për të adresuar nevojat konkrete të viktimave të dhunës në baza gjinore.

Nevoja për një marrëvëshje ndërkomunale duke përfshirë komunat e rajonit të Prizenit,  është parë si e domosdoshme dhe imediate për t’i dal në ndihmë “Strehimores” në Prizren, institucion ky i cili nuk do të mund të oreprojë në fillim të vitit 2020 për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Nga ana tjetër përfaqësues të institucioneve lokale kanë premtuar rritjen e mbështetjes financiare për “Strehimoren” në vitin 2020.