KËRKESË PËR OFERTË: Zhvillimi i hulumtimit për matjen e opinionit publik në Kosovë

Njoftime 04.05.2018

   (a)Përshkrimi

 

Instituti Demokratik i Kosovës fton kompanitë e interesuara profesionale të paraqesin ofertat e tyre për zhvillimin e hulumtimit për matjen e opinionit publik në baza periodike në Kosovë sipas specifikave të paraqitura në këtë kërkesë.

Në kuadër të implementimit të projektit “Perspektiva Evropiane – Ndërtimi i konsensusit nacional për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, KDI ka paraparë matjen e opinionit publik rreth temave të dialogut në disa etapa gjatë kohëzgjatjes së projektit. Këto hulumtime të opinionit publik do të shërbejnë për matjen e përceptimeve të qytetarëve lidhur me ecurinë dhe progresin e implementimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi në gjithë territorin e Kosovës.

KDI parasheh zhvillimin e 4-5 cikleve të matjeve të opinionit publik gjatë periudhës 21 Maj 2018 – 31 Mars 2020. Secili cikël I matjeve do të përbëjë minimum 4 dhe maksimum 5 pyetje (gjithsej max 20 pyetje për kontratë). Pyetjet do të zhvillohen nga KDI në bashkëpunim me kompaninë kontraktuese, ndërsa anketimi dhe dorëzimi i rezultateve do të bëhet nga kompania e përzgjedhur.

Çështjet që do të jenë subjekt i sondazheve dhe matjeve do të lidhen me njohurinë që kanë qytetarët e Kosovës lidhur me dialogun, preferencats e tyre për një proces më gjithpërfshirës, përcepcionet mbi ecurinë e dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve specifike gjatë fazave të ndryshme etj.

 

 (b) Metodologjia

 

Sondazhet duhet të zhvillohen në gjithë terrritorin e Kosovës (38 komuna) të Kosovës duke përdorur metodat sasiore dhe cilësore të hulumtimit. Mostra duhet të jetë representative dhe të përfshijë së paku 1,100 respondentë.

Ofertuesi duhet të bashkëpunojë ngushtë me KDI në procesin e përpilimit të pyetjeve. Ofertuesi duhet të përshkruajë procedurat e tyre për të siguruar integritetin e të dhënave të sondazheve dhe të dorëzojë rezultatet e matjeve sipas afateve të kërkuara.

 

(c) Kushtet dhe dokumentet e kërkuara 

Ofertuesit obligohen të paraqesin ofertën e tyre teknike dhe financiare sipas kërkesës së KDI. Oferta financiare duhet të përmbajë çmimet për cikël të pyetjeve (4-5 pyetje) dhe çmimet për total të cikleve (maximum 20 pyetje).

 

(d)Pjesëmarrja

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat juridik, kompanitë apo partneritete në mes kompanive të cilat janë të regjistruara dhe veprojnë në bazë të ligjeve të aplikuara në Kosovë. 

Dokumentet shtesë të obligueshme që duhet të dorëzohen nga ofertuesi përfshijnë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit.
  2. Çertifikatën e numrit fiskal / TVSH-së.
  3.        3.Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara

Ofertuesit duhet të ofertojnë çmimin pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

(e)Vlerësimi i ofertave

 

Në mënyrë që të sigurohet vlera më e mirë për paranë, të gjitha ofertat do të vlerësohen në dy faza sipas kritereve të përcaktuara më poshtë:

 

Faza e parë: Vlerësimi Teknik                                                    Faza e dytë: Vlerësimi financiar

Metodologjia:                                        30%                              çmimi më I ulët: 100%

Përvoja relevante dhe besueshmëria:      40%

Koha e nevojshme për realizim:              30%

 

Vëreni se oferta teknike vlerësohet me 60%, ndërsa oferta financiare vlerësohet me 40% të aktivitetit të përgjithshëm të prokurimit. KDI rezervon të drejtën për të negociuar më tej me ndonjë ose të gjithë ofertuesit për çmimin, aspektet teknike ose termat dhe kushtet e kontratës.

 

(f) Afati i ofertimit

 

Afati i fundit për të dorëzuar ofertat është e premte, 11 Maj 2017, ora 15:00. Ofertat mund të dorëzohen në formë elektronike në [email protected] apo të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrat e KDI-së, rr. Bajram Kelmendi, 45, 10000, Prishtinë. Ofertat e dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Për informata më të hollësishme ju lutem kontaktoni në email adresën: [email protected] dhe +383 (0)38 248 038.