Kërkesë për Ofertë: Dizajnimi dhe zhvillimi i platformës për mësim online – Webinar

Njoftime 24.07.2018

Kërkesë për Ofertë: Dizajnimi dhe zhvillimi i platformës për mësim online – Webinar

“Ngritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë”

Data e shpalljes: 24 korrik 2018

A) Përshkrimi

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për zhvillimin e platformës për mësim online (plaftormë Webinari) sipas specifikave të paraqitura në këtë kërkesë.

 

Pas 12 vitesh monitorim të rregullt të punës së Kuvendit, KDI synon që tanimë të krijojë një qasje tjetër të monitorimit duke involvuar qytetarët, shoqërinë civile, studentët dhe grupe të tjera të interesit që të përfshihen direkt në monitorim duke përdoruar përparësitë e mjeteve të teknologjisë dhe informimit. Projekti synon që të sigurojë qëndrueshmëri në monitorimin e punës së Kuvendit nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të studentëve, OJQ-ve në nivel lokal dhe komunitetin e aktivistëve që të monitorojnë punën e Kuvendit dhe të përcjellin implementimin e rekomandimeve të dhëna nga vet ata.

Andaj, për herë të parë në Kosovë, KDI do të lansojë platformën e mësimit online ku do të ofrojë ligjërata e materiale interaktive rreth funksionimit të punës së Kuvendit të Kosovës,  metodologjisë së monitorimit të Kuvendit si dhe avancimit të transparencës dhe llogaridhënies parlamentare.

Platforma do të lancohet në shtator të vitit 2018, kurse kompania kontraktuese duhet të funksionalizojë platformën më së largu deri me datën 3 shtator 2018.

 

B) Metodologjia

 

Ofertuesi duhet të bashkëpunojë ngushtë me KDI-në përgjatë gjithë fazave të krijimit të platformës. Ofertuesi duhet të përshkruajë procedurat e tyre për të siguruar integritetin e të dhënave të platformës dhe të finalizoj punën në afatet kohore të përcaktuara.

Dizajnimi i platformës:

  1. Dizajnimi i databazës: Databaza duhet të jetë interaktive dhe lehtë për tu përdorur. Kjo platformë do të shërbejëpër qëllime edukative, andaj komponentët e saj duhet të jenë lehtë të kuptueshme, ngjyrat e përshtatshme për mësim dhe t’u ofrohet qasje e lehtë të gjithë përdoruesve të saj. Preferohet që përveç qasjes nga kompjuteri, kjo platformë të jetë lehtë e përdorshme për përdoruesit e telefonave të mençur.
  1. Përmbajtja e platformës: Ofertuesi duhet të sigurojë që platforma mbështetë formatet audio-vizuele, siç janë: videot, fotografitë, vegëzat nga interneti, dokumentet në office dhe pdf.

 

Metodologjia e punës:

 

  • Propozimi i platformës: Kompania e kontraktuar është përgjegjëse për të propozuar modele se si mund të duket platforma për mësim online. Pas konsultimeve me KDI-në, do të përcaktohet edhe forma përfundimtare e platformës.
  • Testimi: Pas dizajnimit të platformës, kompania kontraktuese do të fillojë testimin e platformës dhe të gjitha komponentëve të saj.
  • Gjenerimi i emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve: Kompania kontraktuese do të gjeneroj emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për përdoruesit e platformës. Meqenëse numri i pjesëmarrësve në trajnime online do të jetë i kufizuar, KDI do të asistoj në këtë proces, duke ofruar të dhënat e personave të përzgjedhur për ndjekjen e trajnimeve.
  • Mbledhja e të dhënave: Garantimi i mbledhjes së të dhënave në kohë, në mënyrë të saktë dhe të besueshme duhet të jetë prioritet në zbatimin e këtij projekti. Ofertuesit duhet të sqarojnë procesin e mbledhjes dhe kontrollit të kualitetit të të dhënave që vijnë nga përdorimi i platformës nga përdoruesit.
  • Përpunimi dhe pastrimi i të dhënave: Ofertuesi duhet të jep shpjegime rreth procesit të përpunimit të të dhënave, pastrimit dhe kodimit të te dhënave në databazë.

 

C) Përgjegjësitë e kontraktorit

 

Kontraktori do të jetë i përfshirë në të gjitha fazat e krijimit të platformës, nga konceptimi dhe dizajnimi i saj deri tek analizimi i të dhënave nga përdorimi i platformës nga përdoruesit.

Përgjegjësitë:

  1. Të dizajnoj platformën;
  2. Të kryej të gjitha funksionet teknike të platformës;
  3. Të sigurojë që platforma mbështetë formatet audio-vizuele, siç janë videot, fotografitë, vegëzat nga interneti, dokumentet në office dhe pdf;
  4. Të mundësojë lidhjen direkte (online) mes ligjëruesit dhe 30 pjesëmarrësve gjatë zhvillimit të seminarëve;
  5. Të gjenerojë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalime për përdoruesit e platformës;
  6. Tësiguroj listën me statistika rreth funksionimit të platformës, sic janë numri i përdoruesve, të dhënat mbi çasjen e përdoruesve në platformë, të dhënat mbi përdorimin e materialeve; të platformës nga përdoruesit etj.;
  7. Të realizoj kontrollin e kualitetit tëtë dhënave të mbledhura nga platforma;
  8. Të bëjë përpunimin e të dhënave dhe të realizoj analizën statistikore;
  9. Të kujdeset për mirëmbajtjen e platformës pas zhvillimit të saj.

 

 

D) Kushtet dhe dokumentet e kërkuara

 

Ofertuesit obligohen të paraqesin ofertën e tyre teknike dhe financiare sipas kërkesës së KDI.

Oferta teknike duhet të përbëhet nga tri pjesë:

  1. Dizajnimi i platformës
  2. Metodologjia e punës
  3. Analiza dhe raportimi

Oferta financiare duhet të përmbajë çmimin për dizajnimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e platformës në periudhën Qershor 2018 – Korrik 2019.

 Dokumentet shtesë që duhet të dorëzohen nga ofertuesi përfshijnë:

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit.
  2. Certifikatën e numrit fiskal / TVSH-së.
  3. Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara

 

E) Vlerësimi i ofertave

 

Në mënyrë që të sigurohet vlera më e mirë për paranë, të gjitha ofertat do të vlerësohen në dy faza sipas kritereve të përcaktuara më poshtë:

 

Faza e parë: Vlerësimi Teknik                                                    Faza e dytë: Vlerësimi financiar

Metodologjia:                                        40%                              çmimi më i ulët: 100%

Përvoja përkatëse dhe besueshmëria:    40%

Koha e nevojshme për realizim:              20%

 

Oferta teknike vlerësohet me 60%, ndërsa oferta financiare vlerësohet me 40% të aktivitetit të përgjithshëm të prokurimit. KDI rezervon të drejtën për të negociuar më tej me ndonjë ose të gjithë ofertuesit për çmimin, aspektet teknike ose termat dhe kushtet e kontratës.

 

F) Afati i aplikimit

 

Afati i fundit për të dorëzuar ofertat është: e martë, 31 korrik, ora 16:00. Ofertat mund të dorëzohen në formë elektronike në [email protected] apo të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyrat e KDI-së, Rr. Bajram Kelmendi, 45, 10000, Prishtinë. Ofertat e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen.

 

Për informata më të hollësishme ju lutem kontaktoni në email adresën: [email protected] dhe +383 (0)38 248 038.