KDI vazhdon me punëtoritë për llogaridhënie në Mitrovicë

01.12.2016

Rreth 30 të rinj, kryesisht studentë nga rajoni i Mitrovicës ndoqën trajnimin dy ditor në kuadër të projektit që ka për qëllim t’I aftësojë të rinjtë për të kërkuar llogaridhënie publike. Të rinjtë u njoftuan mbi konceptet dhe mekanizmat e llogaridhënies publike, ideologjinë e partive politike, platformat dhe mbikëqyrjen e zbatimit të premtimeve zgjedhore, vëzhgimin e zgjedhjeve si dhe përdorimin e teknologjisë informative për të rritur llogaridhënien e politikanëve.

Deri tani, rreth 60 të rinj janë certifikuar në këto module.

Ky projekt implementohet me mbështetje të Ambasadës Britanike në Kosovë