KDI vazhdon me lehtesimin e takimeve midis grave kandidate per Asamble dhe te rinjve prizrenas

Takime 11.10.2017

Orientimi i votës së qytetarëve kryesisht tek kandidatët burra ka përcjellë pothuaj secilin proces zgjedhor në Kosovë. Duke u thirrur në kuotën gjinore, gratë kandidate vazhdimisht janë vënë në margjinë të garës ndërsa përkrahja sociale, familjare dhe politike ka qenë shumë e mangët. Me synim të thyerjes së këtyre barrierave KDI është duke vazhduar t’i ndihmojë gratë kandidatë për këshilltare të Asamblesë Komunale të Prizrenit në zgjedhjet lokale 2017 përmes lehtësimit të takimeve me segmentet e ndryshme të votuesve. Sot, gratë kandidate nga subjektet politike PDK, NISMA, dhe AAK janë ballafaquar drejtpërdrejtë me mbi 40 votues të rinj të komunës së Prizrenit.

Ky nivel bashkëbisedimi u pa i dobishëm nga të dyja palët: kandidatet promovuan platformat politike të subjekteve të cilat përfaqësojnë dhe promovuan vetën duke kërkuar mbështetjen e votuesve të rinj në garën zgjedhore, ndërsa votuesit e rinj parashtruan pyetje të shumta në drejtim të grave kandidate.