KDI reagon për raportin e progresit
Politikanët – pengesa kryesore e përparimit të vendit

01.01.2011

Prishtinë, 10 nëntor 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, ka vënë në pah edhe një herë të metat sistematike të institucioneve kosovare në raport me korrupsionin. Përfaqësues të KDI-së vlerësojnë se e tërë puna e OJQ-ve dhe mediave në lidhje me avokimin mbi korrupsionin në Kosovë, duket të jetë vënë në pikëpyetje nga mungesa e vullnetit politik (që përsëritet vazhdimisht përgjatë gjithë raportit).

Në një konferencë për media, Esat Mazreku, nga KDI ka thënë se ky fenomen po bëhet gjithnjë e më shqetësues, dhe për këtë janë fajtorë politikanët. ?Kjo pasi ata janë të përfshirë në të gjitha proceset institucionale në vend. Është për keqardhje fakti se një institucion kaq me ndikim si Komisioni Evropian beson dhe vlerëson se politikanët tanë janë pengesa kryesore e përparimit të vendit tonë?, ka thënë Mazreku.
Sipas tij, Raporti vëren se shqetësimet kryesore sillen rreth sektorit publik, prokurimit, gjyqësorit, dhe zbatimit të ligjit, me raste të rralla të akuzave për korrupsion, pasi që mbi të gjitha, nuk ka mekanizma të hetimit, paditjes, ndjekjes dhe dënimit të të korruptuarve.
Të meta sipas Mazrekut janë vërejtur edhe në punën e Agjencionit Kosovar kundër Korrupsionit dhe të gjykatave në ndjekjen e këtyre rasteve. Sipas raportit, AKK nuk është e përkushtuar dhe aftë në implementimin e planit të veprimit kundër korrupsion, përderisa gjykatat janë të tej mbushura me rastet e pazgjidhura, ndërsa ato të korrupsionit kanë mbetur të fundit në radhë për tu shqyrtuar.
Sa i përket Prokurorisë, ai ka shtuar se raporti është ndalur vetëm në deklaratat e dhëna më parë mbi çështjen e luftimit të korrupsionit.
Nga ana tjetër, prokurimi publik vazhdon të mbetet thembra e Akilit për sa i përket respektimit të ligjit nga zyrtarët e lartë. Në mënyrë të qëllimshme, KDI potencon se ligji është hartuar me mangësi dhe zbrazëtira me qëllim të përdorimit të tyre në mënyrë të papenguar. Ndërsa kapacitetet e institucioneve mbikëqyrëse të zbatimit të legjislacionit të prokurimit kanë mbetur të mangëta.
Sa i përket legjislacionit antikorrupsion, Merita Mustafa ka thënë se Raporti i progresit ka dhënë vërjetje edhe për përmbatjen e dy ligjeve kyçe në luftën kundër korrupsionit, sic janë: ligji për financimin e partive politike, ligji për deklarimin e pasurisë dhe ligji mbi konfliktin e interesit.
?Ndërkohë, sipas Komisionit Evropian, deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë ka qenë i parregullt, dhe kjo përbën shqetësim serioz pasi që nënkupton nivele të larta të korrupsionit tek politikanët e profilit të lartë. KDI vazhdimisht ka deklaruar se ligjet janë bërë vetëm sa për të qenë, dhe nuk janë bazë e mjaftueshme për transparencën e pasurisë së zyrtarëve. Janë pikërisht këta zyrtar që e kanë hartuar këtë ligj, duke bërë çdo gjë të paqartë në lidhje me deklarimin kontrollin dhe verifikimin e pasurisë?, ka thënë më tej ajo.
Një çështje tjetër që KDI e ka ngritur vazhdimisht, është edhe financimi i partive politike. Përfaqësues të KDI-sa kanë thënë se komisioni vlerëson që Ligji për financimin e partive politike ka pasur të njëjtin fat, duke rënë pre e kalkulimeve të subjekteve të mëdha politike për ta fshehur prejardhjen e parave të dyshimta. Po ashtu në këtë raport thuhet se Ligji nuk e rregullon as nuk e ndalon çështjen e donacioneve nga kompani që marrin pjesë në prokurim.
Mustafa në fund ka prezantuar edhe disa rekomandime që institucionet do të duhej t?i merrnin parasysh, në mënyrë që të ketë më shumë progres në luftimin e korrupsionit.

Rekomandimet:

  • Amandamentimi i ligjit për financimin e partive politike – me theks te veçantë rregullimi i çështjes së donacioneve private që marrin pjesë në prokurim publik
  • Amandamentimi i ligjit për deklarimin e pasurisë – pjesa që rregullon çështjen e verifikimit të pasurisë
  • Depolitizimi i administratës publike – me theks të veçantë sektori i prokurimit
  • Fuqizimi dhe rritja e integritetit të AKK-së
  • Mos ndikimi i politikës në procesin e ri-emërimit të Këshillit Gjyqësor