KDI publikoi raportin “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vet Remdesivirin? – Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për ta sigurar Remdesivirin për qytetarët e prekur me COVID-19?.

Tryeza 21.03.2022

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi raportin “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vet Remdesivirin? – Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për ta sigurar Remdesivirin për qytetarët e prekur me COVID-19?.

Raporti shpërfaq dështimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’ua siguruar ilaçin “Remdesivir” pacientëve të infektuar me COVID-19. Qytetarët për rreth një vit janë detyruar që këtë ilaç ta blejnë vetë, ndërsa Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 i obligon institucionet që shërbimet për trajtimin dhe parandalimin e Covid-19 të ofrohen falas.