Disa ditë pas publikimit të Indeksit Global të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International, KDI përfaqësuese e TI për Kosovë prezantoi sot para Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit rezultatet e këtij indeksi, duke vënë në pah të gjeturat për Kosovën. Artan Canhasi nga KDI theksoi se me gjithë progresin e shënuar në këtë indeks, Kosova vazhdon të mbetet vendi më i korruptuar në rajon. Problem kyç mbetet mungesa e transparencës në financimin e subjekteve politike, niveli i lartë i nepotizmit si dhe korrupsioni në shëndetësi dhe gjyqësor”.
Kosova për 2016 është notuar me 36 pikë dhe gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015 Kosova ishte radhitur e 103-ta me 33 pikë.