KDI mori pjesë në konferencën rajonale për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perendimor që po mbahet në Podgoricë me përfaqësues të insitucioneve të BE-së, vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga këto vende.
Si pjesë e këtij organizimi së bashku me organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi është diskutuar mbi rrugëtimin e këtyre vendeve drejt BE-së, me theks të vecantë për fondet IPA.
Artan Murati nga KDI ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit të realizuar lidhur me absorbimin, programimin dhe monitorimin e fondeve IPA për Kosovën.
Ai ka bërë të ditur se përkundër rëndësisë së lartë të fondeve të IPA-së për ofrimin e asistencës financiare për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, megjithatë këto fonde nuk janë duke u shfrytëzuar ashtu siç duhet. Për më tepër, Murati ka potencuar se nga hulumtimi i realizuar është vërtetuar se organizatat e shoqërisë civile kanë shumë vështirësi për të aplikuar ose përfituar nga këto fonde, si dhe mungesën e përfshirjes së OJQ-ve në programimin dhe grupet punuese sektoriale të këtyre fondeve.
Konferenca rajonale “Ballkani Perëndimor dhe BE: çka më tutje?” paraqet edhe eventin permbyllës të projektit që synon rritjen e partneritetit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të BE-së, ku KDI është partner implementues i këtij projekti.