Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), si organizatë udhëheqëse e Koalicionit Demokracia në Veprim, është pranuar sot si anëtare me të drejta të plota në Rrjetin evropian të organizatave për monitorimin e zgjedhjeve ENEMO.
KDI fillimisht pati marr statusin e anëtarit të asocuar më 2015, kurse nga sot i bashkohet rrjetit si anëtare e barabartë me organizatat tjera anëtare.
Në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku po merr pjesë dhe Artan Murati ne emer te KDI, Asambleja e Përgjithshme e ENEMO-së në mënyrë unanime ka votuar anëtarësimin e KDI-së nga anëtari i asocuar, në anëtar me të drejta të plota.
Falënderim për të gjitha organizatat anëtare të ENEMO-së dhe falënderim i veçantë për organizatat anëtare nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të cilat nuk u kursyen nga mbështetja e vazhdueshme gjatë këtij procesi dy vjeçar.