Përfaqësues të KDI-së, kanë marrur pjesë në Forumin për vëzhgimin e zgjedhjeve të brendshme, në vendet në tranzicion të Evropës dhe Azisë Qendrore, që u zhvillua në Bruksel nën organizimin e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorim të Zgjedhjeve (ENEMO), në bashkëpunim me European Endowment for Democracy (EED) dhe Supporting Democracy (SD).
Qëllimi i këtij forumi ishte fokusimi në çështjet kryesore të cilat minojnë tranzicionin demokratik në vendet në tranzicion si dhe në sfidat dhe mundësitë për organizatat që vëzhgojnë zgjedhjet.
Ky forum u zhvillua në katër sesione që lidhen me rëndësinë e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe sfidat e financimit, sfidat për vëzhguesit e zgjedhjeve, avokimin për reformë zgjedhore dhe rolin e qytetarëve vëzhgues si dhe rekomandimet për BE-në.