KDI përshëndet vendimin e MI-së për anulim të tenderit për autostradën e Gjilanit, për të cilën nuk ishin kalkuluar mirë kapacitetet financiare

Reagime 07.02.2020

Tre javë më parë, Ministria e Infrastrukturës kishte shpallur tenderin për pjesën e dytë të Autostradës së Gjilanit, ndërkohë që realizimi i punëve në pjesën e parë të kësaj Autostrade, sipas të dhënave të siguruara nga MI, nuk kanë mbërritur as në 40%, ndonëse sipas planifikimeve kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj.

Kostoja buxhetore të cilën Ministria e Infrastrukturës kishte parashikuar për pjesën e dytë të autostradës është  110.6 milion euro, ndërkohë që KDI duke iu referuar Buxhetit të Kosovës 2017 – 2019, ka gjetur se për pjesën e parë të Autostradës ende nuk janë siguruar 60% (ose rreth 53 milion euro) te mjeteve të nevojshme. Vlera totale për pjesën e parë të autostradës, është 94 milion euro (88.6 milion kontratat bazë + 5.3 milion aneks kontrata).

Sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2017, 2018 dhe 2019 lidhur me pjesën e parë të Autostradës  së Gjilanit, deri në vitin 2019 janë ndarë mbi 40 milion euro si më poshtë:

Burimi i financimit/Viti Buxheti i rishikuar për vitin 2017 Buxheti 2018 Buxheti 2019 Gjithsej mjete për vitet 2017-2019
Buxheti i konsoliduar 150,000.00€ 7,900,000.00€ (Vazhdim nga 2018) 3,762,000.00 € 11,812,000.00 €
Fondet e AKP 9,100,000.00€ 20,000,000.00 € 29,100,000.00 €
Gjithsej 150,000.00€ 17,000,000.00€ 23,762,000.00 € 40,912,000.00

 

Sipas Deklaratës së Nevojave dhe Përcaktimit të Disponueshmërisë së fondeve, të përgaditur nga Ministria e Infrastrukturës, pjesa e dytë e autostradës është paraparë të financohet si në vijim:

Sipas vlerave të paraqitura në tabelë, Ministria e Infrastrukturës për pjesën e dytë ka kalkuluar gabimisht vlerën e parashikuar të projektit, 110,641,160.00€. KDI ka gjetur se vendimi i qeverisë së kaluar për shpallje të tenderit ishte bazuar në një dokument me përmbajtje jo të saktë, i cili përveç gabimeve aritmetikore, ishte thirrur në fonde tashmë të shfrytëzuara (ato të vitit 2019).

Kujtojmë që për të përfunduar pjesën e parë të autostradës, e cila është e paraparë të përfundojë këtë vit, Ministria e Infrastrukturës duhet të paguaj edhe 53 milion euro në vitin 2020. Prandaj,KDI përshëndet vendimin e Ministrit Abdixhiku për anulimin e tenderit për pjesën e dytë të kësaj autostrade, veprim i cili ndalon futjen e shtetit në detyrime buxhetore pa kalkuluar kapacitetet financiare.