KDI organizoi debat me qytetarët për buxhetin e Dragashit

19.09.2014

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Dragashit ka organizuar takim me temën “Përfshirja e qytetarëve dhe grupeve të interesit në hartimin e buxhetit komunal”. 

Qëllimi i organizimit të këtij takimi kishte për synim prezantimin e draft buxhetin e Komunës së Dragashit të hartuar nga ekzekutivi komunal për vitin 2015 dhe mundësin e dhënies së kontributit të qytetarëve, OJQ-ve dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës në hartimin dhe plotësimin e këtij dokumenti. Të ftuar në këtë tryezë ishin: anëtarë Kuvendit të Komunës së Dragashit, përfaqësues të ekzekutivit komunal, kryetarët dhe përfaqësues të fshatrave dhe bashkësive lokale nga komuna e Dragashit.

Fillimisht, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drgashit z.Shaban Shabani ka elaboruar procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2015-2017 dhe kërkojë nga të pranishmit që të japin propozimet e tyre dhe të parashutojnë kërkesat e tyre për përfshirjen e mundshme në buxhetin e komunës së Dragashit.

Derisa Beqir Reshiti- Zyrtarë Kryesor Financiarë i Komunës së Dragashit ka prezantuar projekt buxhetin e komunës së Dragashit para të pranishmëve, ku ka theksuar se bazë për hartimin e këtij dokumenti ka qenë Plani Zhvillimor i Komunës së Dragashit dhe Qarkoret Buxhetore të lëshuar nga Ministria dhe krahasuar me vitin paraprak komuna e Dragashit do të ketë një rritje prej 10 % të buxhetit.

Qytetarët në këtë takim trajtuan shume probleme në lokalitete dhe fshatra të ndryshëm të Komunës së Dragashit dhe kanë kërkuar që në kuadër të mundësive buxhetore të komunës të parashihen investime për vitin 2015 e posaçërisht në investimet për ujin e pijes në disa lokalitete.

Problemet dhe kërkesat më të mëdha ishin kryesisht në rregullimin e infrastrukturës bazë si: kanalizim, rrugë, ndriçim publikë, investime në infrastrukturën shkollore, transport të nxënësve, trafostacion, rritjen e fondit për blegtorin, bujqësinë si stimulim direkt për rritjen e punësimit të banorëve të kësaj ane etj. 

Një kërkesë nga disa përfaqësues të fshatrave ishte që buxheti i komunës të shpërndahej për kokë banori mirëpo kryesuesi i Kuvendit të Komunës kundërshtoj një propozim të tillë ku tha se se do të ketë diskriminim për fshatrat e vogla dhe nuk do të mund të përfironin investime të mëdha edhe përkundër kërkesave andaj kjo është forma më e mirë e mundshme. Sidoqoftë, debatet si ky ju japin mundësi që t’i orientoni investimet, aty ku ju mendoni se është më e nevojshme – përfundoj Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit.

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).