15 shtator 2010 – Në kuadër të 15 shtatorit, ditës ndërkombëtare të demokracisë, në Prishtinë është organizuar një panair i OJQ-ve, ku ka marrë pjesë edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Me këtë rast, qytetarët kanë pasur rastin të njihen me misionin dhe vizionin e KDI-së, si dhe të marrin dhjetëra punime e analiza të punuara nga KDI.
Në mënyrë të organizuar, panairin e kanë vizituar me qindra nxënës dhe mësues të shkollave të mesme nga shumë rajone të Kosovës. Pjesëmarrësit e kanë vlerësuar si shumë të qëlluar këtë panair, pasi në këtë mënyrë ata kanë pasur rastin që për së afërmi të njoftohen me aktivitetet dhe punën e KDI-së dhe të organizatave të tjera joqeveritare që veprojnë në Kosovë.