KDI me infografikë dhe pako informuese për procesin e dialogut

26.10.2016

Në funksion të asistencës për deputetët dhe fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë për çështjet që lidhen me dialogun Kosove-Serbi, KDI ka përgatitur një infografikë përmbledhëse dhe një pako informuese për procesin dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe të njejtën u ka dërguar anëtarëve të këtij Komisionit Pralamentar për punë të Jashtme. Në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, është ftuar në raportim Ministrja për Dialog, znj. Edita Tahiri.