Mbahet punëtoria për krijimin e një katalogu shtetëror të çmimeve

Punëtori 05.03.2021

KDI ka mbajtur sot punëtorinë e përbashkët me përfaqësues të #Agjencisë Qendrore të Prokurimit, #Dogana e Kosovës, #Minsitrinë e Shëndetësisë, #Agjencia e Statistikave të Kosovës, #Zyra Kombëtare e Auditimit, Lëvizjes FOL, Demokraci plus, me ç’ rast është prezantuar analiza e shkurtër e politikave  dhe rekomandimet për krijimin e një katalogu shtetëror duke shfrytëzuar burimet ekzistuese të informatave, e që do të ndihmonte në balansimin e çmimeve të prokurimeve publike me çmimet e tregut në Kosovë, respektivisht në kursimin e parasë publike.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit që mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.