sq
Regjistrohu

KDI: Komunat më të përkushtuara për zbatimin e standardeve për organizimin e dëgjimeve buxhetore

Konferenca për media 31.10.2022

Prishtinë, 31 tetor 2022. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar raportin mbi praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 në nëntë (9) komuna të Republikës së Kosovës. Raporti jep një pasqyrë më të gjerë në lidhje me gatishmërinë e komunave në respektimin e legjislacionit lidhur me organizimin e dëgjimeve buxhetore gjatë vitit 2022, formën dhe mënyrën e organizimit të dëgjimeve buxhetore.

KDI dhe Alenca Qytetare për Transparencë kanë përcjellur proceset e dëgjimeve buxhetore në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Deçan, Kaçanik, Kamenicë dhe Rahovec dhe kanë nxjerrë të dhëna lidhur me numrin e dëgjimeve buxhetore të organizuara, numrin e pjesëmarrësve në këto dëgjime, duke përfshirë edhe numrin e grave, natyrën e kërkesave të qytetarëve, formën se si janë përfshirë Kuvendet e komunave në këto organizime, mënyrën e dokumentimit dhe publikimit të detajeve apo raporteve nga këto dëgjime dhe qasjen që komunat kanë ndjekë për t’i përfshirë grupet e cenueshme në planifikimin e buxhetit komunal.

Gentiana Zeqiri – perfaqësuese e AQT-së vazhdoi me të gjeturat e raportit, ku theksoi se “përkundër që ekzekutivi i komunës është i obliguar të mbajë dëgjime buxhetore për projekt buxhetin e komunës, komuna e Skenderajt dhe e ajo e Deçanit nuk kanë organizuar dëgjime buxhetore për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023. Komuna e Kamenicës prin me numrin më të lartë të dëgjimeve buxhetore të organizuara për projekt-buxhetin e vitit 2023, me gjithsejt 20 takime, ndërsa komuna e Rahovecit me vetëm 4”.

“Shqetësuese mbetet fakti i mosangazhimi i disa kuvendeve të komunave (Prishtinë, Kamenicë e Skenderaj) për të organizuar së paku një dëgjimi buxhetor gjatë muajit shtator 2022, e me këtë për t’u përfshirë në planifikimet e politikave buxhetore të komunës” – përfundoj Zeqriri.

Përfaqësuesja tjetër e AQT-së, Vjollca Selimi – Gurhule vazhdoi me të gjeturat tjera, ku tha se “ndonëse organizimi i dëgjimeve publike është shumë i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrje qytetare në vendim-marrje, poaq i rëndësishëm mbetet publikimi i raporteve nga organizimi i dëgjimeve buxhetore, përkatësisht publikimi i propozimeve të ofruara nga qytetarët dhe publikimi i sqarimeve apo arsyeve të refuzimit të kërkesave të tyre. Në këtë mes, Komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Kamenicës kanë respektuar më përpikëri kornizën ligjore duke përpiluar dhe publikuar raportin e tillë në ueb faqet zyrtare në kohë derisa komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut kanë përpiluar raportin e tillë por kanë pasur vonesa në publikimin e raportit të tillë në ueb faqet e tyre zyrtare. Dy komunat tjera përkatësisht ajo e Mitrovicës së Jugut dhe Deçanit përkundër përpilimit dhe publikimit të raporteve nga dëgjimet buxhetore, nuk kanë respektuar udhëzimet ligjore në përmbajtjen e raportit të tillë lidhur me arsyeshmërinë e pranimit apo refuzimit të kërkesave të të dala nga organizimi i dëgjimeve buxhetore. E në mesin e komunave që nuk kanë përpiluar dhe publikuar raportin e tillë nga organizimet buxhetore mbetet komuna e Prishtinës si dhe ajo e Skenderajt”.

Gjatë organizmit të dëgjimeve buxhetore, komunat si ajo e Prizrenit, Rahovecit, Kaçanikut, Deçanit dhe e Ferizajt  kanë ofruar mundësi për qytetarët për të dhënë komente dhe sugjerime për projekt buxhetin e komunës duke ofruar në dispozicion email adresa zyrtare derisa komuna Kamenicës, Skenderajt, Mitrovicës së Jugut dhe ajo e Prishtinës nuk kanë ofruar një mundësi të tillë për qytetarët, që kërkesat apo sugjerimet e tyre t’i dërgojnë edhe në forma të tilla alternative përmes emailave zyrtarë të publikuar paraprakisht në ueb faqet zyrtare gjatë procesit të organizmit të dëgjimeve buxhetore për projekt buxhetin e komunës” – përfundoj Gurgule – Selimi..

Zeqiri vazhdoj mw tej me tw gjeturat tjera, ku tha se “derisa legjislacioni obligon grupin punues të bëjë shqyrtimin e komenteve për projekt buxhetin e komunës si dhe të vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga ana e qytetarëve, janë disa komuna të cilat nuk e kanë formalizuar me vendim grupin punues për përgatitjen e projekt buxhetit të komunës për vitin 2023. Komunat të cilat nuk e kane formalizuar me vendim grupin punues për përgatitjen e projekt buxhetit të komunës është komuna e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Deçanit dhe Kaçanikut derisa në mesin e komunave që kanë formalizuar me vendim grupin punues për përgatitjen e draft buxhetit të komunës janë ajo e Prizrenit, Rahovecit, Kamenicës dhe e Ferizajt”.

Detaje nga raporti i plotë mund të shkakrkohet në vegëzën: https://kdi-kosova.org/ëp-content/uploads/2022/10/40-Raport-Praktikat-e-organizimit-te-degjimeve-buxhetore-07-finale-per-veb.pdf

Hulumtimi është realizuar nga konsorciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë” i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë (9) organizata lokale partnere: OJQ Mundësia, OJQ Fortesa, Iniciativa Qytetar Skenderaj (IQS), Forumi i Organizatave Jo-qeveritare Kaçanik ( FOJK), Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (SHIP), SHL-Kosova, Rrjeti i OJQ-ve AVONET, Initiative for Social Education – ISEP si dhe OJQ SOFRA.