Roli i auditorit të brendshëm, roli i Kuvendit të Komunës si institucion më i lartë vetëqeverisës në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e financave publike në adresimin e rekomandimeve nga Auditori Gjeneral ishin temë diskutimi në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Planifikimi jo i mirë buxhetor, menaxhimi jo i mirë i proceseve të të hyrave sidomos të dhënies së pronës në shfrytëzim, procesi i inkasimit të të hyrave, mungesa e një plani gjithëpërfshirës që përfshin parametrat konkret, lista e rrezikut që parasheh mundësitë që gjate proceseve vjetore mund të ballafaqohemi, jo efikasiteti i vazhdueshëm në procedurat e prokurimit, regjistrimi jo adekuat i pasurisë janë ndër sfidat që duhet të adresohen nga qeveria e re komunale.
Rritja e bashkëpunimit ndër institucional është paraparë si e domosdoshme në adresimin e rekomandimeve. Pa një bashkëpunim sfidat to te vazhdojnë te mbesin te pa adresuara ku vetëm në tri vitet e fundit janë dhënë 60 rekomandime dhe 29 prej tyre janë të pa zbatuara plotësisht. Sipas pjesëmarrësve në këtë tryezë, komuna duhet të krijojë një mekanizëm të brendshëm monitorues me qëllim të tejkalimit të sfidave në zbatimin e rekomandimeve.