Prishtinë, 08 dhjetor 2009 ? Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare Kundër-korrupsion?, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përkatësisht programi për transparencë dhe antikorrupsion, ka publikuar një udhërrëfyes praktik kundër korrupsion, si dhe me anë të një mozaiku në pano, ka paraqitur mekanizmat anti-korrupsion.
Kjo iniciativë ka pasur për qëllim sensibilizimin e opinionit me mënyrat e luftimit të korrupsionit, si dhe informimin me mungesën e mekanizmave që luftojnë korrupsionin.
Udhërrëfyesi i publikuar, ka për qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve me mënyrat e luftimit të korrupsionit. Ndërkohë në pano janë paraqitur mekanizmat antikorrupsion që ekzistojnë dhe ata që janë jashtë funksionimit.
Besnik Ramadanaj, nga KDI ka thënë se mungesa e ligjeve antikorrupsion dhe mungesa e bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet vete institucioneve përgjegjëse kundër korrupsion janë problemet më të mëdha në luftimin e korrupsionit. ?Me anë të këtij mozaiku e, kemi paraqitur mekanizmat pergjegjes per luftimin e korrupsionit të cilët janë në funksion por qe ende duhet fuqizuar, ndersa, ne anen tjeter kemi prezentantuar edhe mungesen e legjislacionit , startegjise dhe planit kunder- korrupsion qe do te kishin kompletuar kete mozaik.
Ndërsa Visar Ramaj nga KDI tha se qëllimi i publikimi të doracakut kundër korrupsionit, është krijimi i lidhjeve më të ngushta të bashkëpunimit me qytetarë.
Lidhur me aktivitetin e KDI-së, është treguar një interesim i madh i qytetarëve për udhërrëfyesin praktik kundër korrupsion, si dhe për paraqitjen e mozaikut të mekanizmave antikorrupsion.
Aktiviteti në qendër të qytetit, i ka paraprirë tryezës së 09 dhjetorit ?Kosova në ditën ndërkombëtare kundër korrupsion?.