KDI hap Javën Kundër Korrupsion me redaktorë e gazetarë të mediave

05.12.2016

Pas mesazheve të qarta të Ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, KDI organizoi një mëngjes pune me gazetarë e redaktorë të mediave kosoovare. Të gjitha organizatat e koalicionit #bashkeendreqim informuan mediat lidhur me aktivitetet dhe ngjarjet që priten të organizohen në kuadër të kësaj jave. Mediat u ftuan të përcjellin nga afër këto ngjarje dhe të kontribuojnë në informim dhe sensibilizim të qytetarëve rreth luftimit të korrupsionit.

Aktivitetet e ndryshme që do të organizohen gjatë kësaj jave pritet të kenë efekt në mobilizimin e shoqërisë civile, institucioneve, qytetarëve e akterëve tjerë në gjetjen e zgjidhjeve dhe politikave konkrete që do të ndihmonin luftimit të korrupsionit.

 

KDI gjatë javës do të ketë aktivitetete të shumta dhe të përbashkëta me organizata tjera.Java do të përfundojë me 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion me ndarjen e çmimeve në kuadër të garës për foton më të mirë që dëshmon mbi efektet e korrupsionit.