KDI dhe Komisioni Parlamentar për Punë të jashtme vizitojnë Mitrovicën dhe mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes

02.12.2016

Instituti Demokra tik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë vizituar sot Mitrovicën për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për rivitalizimin e urës së Mitrovicës, ku kanë bërë monitorimin e punimeve në urën mbi lumin Ibër, të shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.
Gjatë kësaj vizite u konstatua nga afër progresi i arritur për revitalizimin e kësaj ure.

Përfaqësuesit e KDI-së dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, pas vizitës mbajtën tryezë diskutimi në këtë komunë, me temë “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështje me interes për të gjithë qytetarët siç janë liria e lëvizjes, edukimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi.

Pjesë e diskutimit ishin përfaqësuesve të shumtë nga organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës, përfaqësues të Ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare si dhe Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Pal Lekaj, deputet, Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovicës së Jugut si dhe Adrijana Hodzic, përfaqësuese nga Mitrovica e Veriut dhe Jeta Krasniqi nga KDI.

Aktivitetet në Mitrovicë u realizuan në kuadër të projektit për fuqizimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, që financohet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.