KDI në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Kosovës, ka organizuar punëtorinë e tretë të përbashkët, ku është diskutuar dhe aprovuar plani i punës së projektit për ofrimin e asistencës për Drejtorinë për Hulumtime dhe komisionet parlamentare përmes hulumtimeve parlamentare.
Në këtë punëtori morën pjesë edhe përfaqësues të #USAID dhe #NDI, dhe bashkërisht u bashkërenduan aktivitetet e mëtutjeshme të cilat kanë qëllim fuqizimin e Drejtorisë për Hulumtime, dhe njëkohësisht pati dakordim për hapat të cilët do të ndërmerren për të realizuar këtë qëllim.
Projekti “Përkrahje për aktivitetin e hulumtimeve parlamentare në Kosovë” implementohet nga KDI dhe financohet nga USAID.