Kandidatet per te parin e komunes se Prizrenit ne mbeshtetje te grave

Takime 13.10.2017

Tani kur fushata zgjedhore po hyn në javën e fundit të saj, KDI organizoi takime të ndara me kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit nga rradhet e LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe AKR-së. E përbashkëta e këtyre takimeve ishte zotimi i tyre për të përkrahur çështjet që ndërlidhen me përfaqësimin e grave në vendimmarrje, perkrahjen e tyre në biznes si dhe përkrahjen e nënave vetëushqyese. Këto prioritete të dala nga hulumtimet e KDI-së në bashkëpunim me Ec MA Ndryshe dhe FEMaktiv, vlerësohen si kyçe për të siguruar gjithpërfshirje, barazi gjinore dhe zhvillim. Disa nga kandidatë ishin falenderues, sepse temat e përfshira ne hulumtim, u kanë shërbyer si udhëzues për t’u njohur me gjendjen e pozitës së gruas në komunë dhe mënyrat se si këto këto sfida mund të zbuten dhe zgjidhen.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Gratë të bashkuara për një qeverisje dhe mjedis më të favorshëm politik, ekonomik dhe shoqëror” ndërsa mbështetet nga Olof Palme International Center.